Koncensionet e reja/ Reagon Vasili: PS na e ka bllokuar nismën

0

Gjatë një konference për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka komentuar raportin e FMN për ekonominë si dhe nismën që ka ndërmarrë LSI për koncesionet që sipas tij është bllokuar nga PS prej 1 viti.

Loading...

 

Jam në këtë komunikim së bashku me ju, I mbështetur në konstatimet e fundit shumë të rëndësishme që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë për ekonominë shqiptare, konstatime shumë serioze, pse jo dhe të rënda dhe në mënyrë të veçantë që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe Fondi këtu për herë të parë është shumë I drejtpërdrejt lidhur me praktikën shumë negative dhe dëmsjellëse të koncensioneve. E bëjmë këtë komunikim së bashku nga foltorja e Kuvendit, për arsye që ju e dini më së miri se ky shqetësim na ka shoqëruar për një kohë të gjatë dhe në emër të grupit parlamentar të LSI, unë dhe një grup deputetësh kemi propozuar me kohë një nisëm ligjore për koncensionet në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo nisëm është bllokuar prej një viti e gjysëm nga drejtuesit e Partisë Socialiste  në komision, por në përgjithësi nga I gjithë enturazhi parlamentar I Partisë Socialiste. Ka qenë shumë I qartë ky bllokim, pasi transparenca parlamentare që ne propozonim ishte krejtësisht në të kundërt të qëllimeve që koncensionet kanë, që sigurisht kanë qenë qëllime të errëta, negative, me impakte absolutisht jo pozitive. Histori të tilla të shëmtuara në këto kemi koncensionet në shëndetësi, por edhe në drejtime të tjera, gjithsesi në të tilla raste këto praktika kanë rezultuar seriozisht dëmsjellëse. Por Fondi Monetar Ndërkombëtar sot na konfirmoi në mënyrë të qartë dhe të prerë që koncensionet na paraqiten si një rrezik domethënës, dhe veç të tjerave mund të bëjnë që borxhi publik të rritet deri në 7%, gjë që rrëzon tërësisht edhe premtimin në programin e qeverisë për ta zbritur në nivelin 60%, pasi ky ndikim I rëndësishëm prej 7% nuk kalkulohet. Gjithashtu Fondi flet qartë, që edhe praktika, “projekti madhor” prej 1 miliard eurosh, I cili do të bazohet pikërisht te koncensionet është as më shumë dhe as më pak, se sa një lajm I zi për shqiptarët dhe një lajm I bardhë për oligarkët dhe pushtetarët. Ndaj për këto arsye, Fondi jo rastësisht nënvizon që ndërkohë që do të kishim të njëjtin impakt kaq negativ mbi ekonominë shqiptare të koncensioneve, pohon gjithashtu që ky menaxhim shumë I dobët I ekonomisë ka krijuar përsëri borxhe të reja. Dhe qeveria që dikur krenohej se do të kishe borxhe zero, sot ka jo më pak se 120 milion euro ndaj bizneseve. Dhe kjo situatë është një situatë e cila rëndohet, pasi dhe vizioni I ekonomisë është krejtësisht I kufizuar, pa vizion dhe pa projekte të reja.

Pohohet gjithashtu që për shkak të këtyre arsyeve të mëdha që lidhen në mënyrë të veçantë me këto negativitete, rritja ekonomike do të ngadalësohet në vitin 2018. Atë që kemi bërë të qartë me kohë, që praktika me koncesione dhe mungesa e projekteve të mëdha të huaja, investimeve të huaja do të thotë një ekonomi që shkon në mënyrë të pashmangshme drejt regresit dhe krizës së thellë. Këto konstatime, të cilat janë konsideruar konstatime të opozitës, kanë qenë konstatime shumë objektive dhe gjakftohta tonat. Fondi Ndërkombëtar Monetar sigurisht një vlerësues 100% i besueshëm, monitorues i ekonomisë shqiptare por edhe mbështetësi ekonomik i saj në momente të vështira pohon që këto janë problematika shumë serioze. Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, sigurisht do ti ftoja mos ta zgjasnim më historinë qesharake, të mos marrjes në shqyrtim të ligjit të koncensioneve. Në mënyrë që të mos kemi më me historinë e koncensioneve , thashë dhe njëherë tjetër lajme të zeza për shqiptarët dhe lajme të bardha për pushtetarët dhe oligarkët. Në këtë pikëpamje mendoj që sot është koha për një reflektim shumë të forte, shumë të thellë dhe tërheq vëmendjen tuaj dhe të të gjithëve që ekonomia shqiptare duhet të jetë në monitorimin e opinionit publik medias shqiptare dhe profesionistëve të fushës të ekonomisë, pasi bëhet fjalë për një të ardhme ekonomike shumë të dyshimtë, që ecën në një drejtim krejtësisht të panjohur dhe kjo do të përbalte të gjithë shoqërinë shqiptare, pavarësisht nga preferencat partiake që ekzistojnë brenda kësaj shoqërie, me pasoja shumë të rënda.

Loading...

Lini nje pergjigje