Zbardhen pagat e Vettingut/ Ja sa do të paguhen komisionerët

0
242
Janë publikuar në Fletoren Zyrtare pagat dhe organikat e tre komisioneve të Vetting-ut të miratuara nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Krerët e tre komisioneve, bashkë me 6 anëtarë të Kolegjit të gjyqtarëve do të paguhen sa anëtarët e Gjykatës së Lartë, afërisht 300 mijë lekë në muaj.

Këshilltarët juridikë dhe financiarë të komisionerëve të Vetting-ut do përfitojnë rreth 80% të pagës së titullarëve.

Në këtë strukturë pagash nuk është marrë ende parasysh kërkesa e vetë komisionerëve, të cilët për efekt të vështirësive të procesit kanë propozuar një nivel prej 200% të pagës së anëtarit të Gjykatës së lartë, kërkesë që do miratohet me votim në Kuvend.

Ndërkohë që me nivelet e pagave të zakonshme të administratës do të paguhen strukturat mbështetëse të komisioneve, siç janë specialistët e financës, të protokollit apo të teknologjisë së informacionit.

Versioni i miratuar dhe i propozuar nga mazhoranca çoi në 110 persona numrin total të punonjësve, ndërkohë që Organika e kërkuar nga vetë tre Komisionet ishte 185 persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here