Spanja nuk është Serbi e as Katalonja nuk është Kosovë!

0
177

 Nga Arian Galdini

Gjithmonë pas ideve dhe lëvizjeve të mëdha janë fshehur financime dhe interesa të mëdha. Interesat dhe financimet nuk janë domosdoshmërisht të këqija, por padiskutim që janë treguesit bazikë të cilit krah a kamp i përket në ndarjet e mëdha globale. Që ne shqiptarët i përkasim Perëndimit dhe duhet të jemi për Perëndimin, me Perëndimin, në Perëndim, kjo nuk do shumë analiza e fjalë të gjata për ta pohuar, pranuar e kuptuar te gjithë. Kush ngre dyshime a beson në të tjera alternativa e mundësi, nuk besoj se ka mësuar nga historia e ka rrokur saktë se cila është e mira natyrale e shqiptarëve dhe shqiptarisë si bashkëkuptimësi. Të vijmë tek zhvillimet më të fundit në Katalonjë. Mediat u dhanë dritë pafund, gjithçkaje që ndodhi me votimin për Pavarësinë e Katalonjës dhe dhunën policore mbi votuesit. Vini re, në të njëjtën periudhë kohore diku në një anë tjetër të globit, kurdët kryenin Referendumin e tyre për Pavarësi. Nuk mund të jenë të rastësishme këto dy ngjarje të mëdha historike që ngjizin, ngërthejnë e përziejnë shumë interesa e komplikime ndërkombëtare. Madje vetë Presidenti i Turqisë i kaqshumë adhuruar në Shqipëri, Kosovë e tek shqiptarët e Maqedonisë, duke reaguar ndaj Referendumit Kurd, riktheu për diskutim shtetësinë e Kosovës… Qarqe e media të caktuara, në Tiranë, Athinë a Beograd, nisën të përmendin skenarë të ngjashëm me atë të Katalonjës, në Himarë dhe Dropull. Katalonja çuditërisht u barazua si rast me Kosovën dhe dhuna policore e Qeverisë spanjolle mbi votuesit katalonjas, u krahasua me dhunën e mirëkuptueshme tashmë sipas tyre, të Milosheviçit. Ta ndajmë këtë punë me kujdes. Serbia nuk është as Spanja e as Ish – Jugosllavia. Serbia është një shtet i krijuar e njohur me marrëveshje ndërkombëtare pas rënies së Jugosllavisë, e pas ndarjes së Malit të Zi kur shpalli Pavarësinë. Serbia është vend shkaktar, nxitës dhe fajtor për luftën dhe krimet e luftës që ndodhën gjatë proçesit të shpërbërjes së Jugosllavisë. Serbia…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here