Ligji antimafia sekuestron 1 milion euro prona të paluajtshme të një prej emrave më të njohur të botës së trafiqeve

0
152
Ligji antimafia sekuestron pasuri të tjera në emër të familjarëve të një prej emrave më të njohur të botës së trafiqeve në Shqipëri, Ilir Koçiajt.

“ABC News” ka zbardhur vendimin gjyqësor të datës 29 maj 2017, ku me kërkesë të organit të akuzës, u vendos sekuestro preventive mbi 3 pasuritë e paluajtshme, të regjistruara në kryeqytet në emër të Koçiaj. Vlera e pasurive arrinte në 150 mijë euro.

Por kjo pasuri është vetëm maja e ajsbergut për Koçiajn, i cili është dënuar me 10 vjet burg për trafikim drogash të rënda në Itali.

Më herët shteti ka sekuestruar pallatin që rezultonte zyrtarisht në emër të vëllait të Ilir Koçiajt, Bashkimit.

Prokuroria ka sekuestruar disa apartamente 11 dyqane e lokale në Elbasan dhe dy në Tiranë. Pasuritë e patundshme të Koçiajt ndodhen në rrugën Aqif Pasha kryesisht dhe afërsisht arrin në vlerën  1 milion euro.

Koçiaj ishte kreu i një bande kriminale dhe qendrën e veprimtarisë së tij e kishte ne Hollandë, kryesisht në qytetin Roterdam. Akuza thekson se, ai kontrollonte  trafikun e heroinës, që dërgohej nga Turqia e më pas kalonin transit në Francë e Itali.

Hetimet zbuluan se një pjesë e drogës kalonte nga Shqipëria, nëpërmjet rrugëve tokësore dhe detare. Ndërkohë pritet, që ne vijim të sekuestrohen pasuri të tjera, të cilët i përkasin rrethit të ngushtë të familjarëve të Ilir Koçiaj, dhe që dyshohen sipas prokurorisë që mund të jenë investuar në firmat e ndërtimit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here