Kompania shqiptare që renditet në TOP 100 e Europës Jug-Lindore

0

Ofruesi më i madh i të dhënave financiare për Europën Jug-Lindore, SeeNews.com publikoi të dhënat për 100 kompanitë më të mëdha të sigurimeve, të bankave dhe institucioneve të tjera financiare. Sipas të dhënave nga SeeNews, në renditjen e 100 kompanive më të mëdha të sigurimeve për Europën Jug-Lindore, Shqipëria përfaqësohet me tri kompani sigurimesh, ku bie në sy renditja në vendin e 54 nga 100 e kompanisë SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, rezulton të jetë edhe më e madhja në rajon. Ajo udhëheq tregun e sigurimeve në Shqipëri që prej vitit 2002 dhe renditet nga SeeNews në vendin e 54, nga kur rezulton të ketë një diferencë prej 22 vendesh me kompanitë e tjera shqiptare, dhe shumë diferencë me ato të Kosovës dhe Maqedonisë.  Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani shqiptare renditet ndër më të mëdhatë dhe me shërbimin më të mirë ndaj klientëve ndërmjet qindra kompanive të tjera të Europës.

Nga të dhënat zyrtare që kompania SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ka të publikuar në faqen e saj zyrtare, rezulton se është vlerësuar çdo vit me çmime për cilësinë më të mirë ndaj klientëve, si kompania më e madhe në Europën Jug-Lindore, për raportin e çmimit dhe cilësisë nga disa institucione prestigjioze ndërkombëtare etj, si dhe është nominuar nga Qeveria Shqiptare si një ndër katër kompanitë më të mira që ka mbështetur artin dhe kulturën në vend në eventin gala “Bleta e Artë 2015”. SIGAL UNIQA është një grup i rëndësishëm financiar, i përbërë nga 8 kompania Jetë dhe Jo-Jetë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, , numëron mbi 1200 punonjës dhe agjentë dhe mbi 500 mijë klientë. SIGAL UNIQA udhëheq me rreth 30% tregun shqiptar të sigurimeve.

Lini nje pergjigje