PROFIL/ Autori i masakrës në Las Vegas, djali i një grabitësi bankash, i shumëkërkuar nga FBI

0
154

Personi i dyshuar për hapjen e zjarrit në koncertin e muzikës “country” në Las Vegas të dielën në mbrëmje ishte një banor i zonës, pa dënime të mëparshme penale në shtetin e Nevadës.

 

 

Stephen Paddock, 64 vjeç, jetoi vetëm 90 minuta jashtë Las Vegasit në qytetin Messquite, ku bleu një shtëpi për vetëm 369 mijë dollarë në vitin 2015 sipas të dhënave publike.

Ai jetonte me të dashurën e tij 62-vjeçare Marilou Danley, të njëjtën grua të cilën policia po e kërkonte për ta marrë në pyetje pas nisjes së hetimeve për krimin e tmerrshëm.

Paddock kishte licenca gjahu dhe peshkimi, sipas policisë, gjithashtu posedonte edhe atë të pilotimit, por nuk i ishte regjistruar asnjë rekord kriminal asnjëherë.

Kontabilisti i dalë në pension kishte punuar si auditor i brendshëm në Lockheed Martin për tre vite në fund të viteve 1980 dhe kishte menaxhuar më parë komplekset e apartamenteve në Mesquite, Teksas dhe Kaliforni.

Paddock ishte gjithashtu djali i Benjamin Hoskins Paddock, një grabitësi serial bankash që përfundoi në listën e më të kërkuarve të FBI-së në vitin 1969 kur ai u arratis nga burgu i Teksasit teksa vuante një dënim 20-vjeçar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vuajnë vrasjen masive më të madhe në histori pasi të paktën 50 vetë u vranë dhe më shumë se 406 u plagosën në një koncert të muzikës country në Las Vegas të dielën në mbrëmje.

Të shtënat nisën afër fundit të festivalit në “Route 91” ku ishin të pranishëm 22 mijë vetë, përfshi performuesit e njohur Eric Church, Sam Hunt dhe Jason Aldean.

Më herët grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin me armë që ka lënë 50 të vdekur në Las Vegas.
Në një deklaratë të publikuar nga media propagandistike e ISIS, Amaq, agjencia lajmëroi se agresori ishte “luftëtar i Shtetit Islamik”.

Lajmi është bërë i ditur nga media angleze “Independent” edhe pse autoritetet amerikane nuk e kanë hetuar si rast terrorist sulmin e djeshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here