Lubonja pyet ambasadorin Lu: Keni informacione të reja që reaguat kështu?!

0
212

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot në studion e lajmeve në News 24, deklaratën e bërë nga ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu për klanet mafioze dhe familjet që sundojnë vendin.

Sipas Lubonjës, ambasadori i SHBA-ve duhet të ishte pak më i qartë në deklaratën e tij dhe duhet pyetur nëse ky reagim vjen pas informacioneve të reja që ai ka grumbulluar, apo jo.

“Ne kemi pritur prej kohësh që ambasadori të ishte skeptik për shumë gjëra që ndodhnin në Shqipëri. Pyetja e parë që i duhet drejtuar ambasadorit është nëse ka informacione të reja që reagoi kështu”,- tha Lubonja.

“Ne kemi qënë në një krizë kur PD hyri në çadër, ishte një lëvizje antisistem për arsye se pretendonte që s’mund të kishte zgjedhje të lira. Atëherë Lu dha mbështetje për institucionet, për zgjedhjet dhe tani e dëgjojmë në bisedë me studentët për të drejtën që ka populli të përmbysë qeverinë kur nuk përmbush pritshmëritë e tyre. Ambasadori Lu duhet të ishte më i qartë”,- shtoi Lubonja.

Analisti foli më tej për një diktaturë të krimit, e cila përmbyset vetëm nga dëshira dhe lufta e forcave të brendshme, jo atyre të jashtme.

“Duhet të ndryshojë diçka, ngjarje si ajo e Elbasanit janë maja e ajsbergut dhe tregojnë se si krimi sundon këtë vend. Por, pa forca të ndershme që duan ta ndryshojnë vendin nga brenda unë mendoj se vështirë se ndryshon gjë. Megjithatë fjala e tij ishte një qëndrim skeptik, që duhet të ndihmojë lindjen e këtyre forcave. Ekonomia kriminale është ajo që ka kapur gjithë vendin, prandaj unë flas për diktaturën e krimit. Një pakicë ka kapur këtë vend të vogël. A kanë informacione më shumë amerikanët apo ka ndryshuar linja e qëndrimit në Washingtonit këtë se dimë, por situata është alarmante”,- shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here