Akuza për të mbajtur mend, ambasadori Lu: Shteti s’kapi asnjë nga peshqit e mëdhenj të 4 klaneve mafioze që drejtojnë vendin

0
152

Parlamenti i ri është pastruar nga kriminelët. Por ky ishte komplimenti i vetëm që ambasadori Donald Lu kishte për situatën e krimit në vend. Pa dorashka, dhe drejt për drejtë ai i kujtoi autoriteteve shqiptare se nuk kanë kapur asnjë nga kokat e mëdha të krimit të organizuar.

“Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, të ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin rryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen. Edhe më shqetësues është fakti që për 2016 kishte zero dënime, zero arrestime, zero ndjekje penale për ndonjë peshk të madh për organizim, drejtim apo financim i organizatave të trafikut të drogës”, u shpreh Lu.

Por më pas akuzat për kryediplonatin amerikan ishin me emra konkretë.

“Katër klanë kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihet trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Janë disa emra të famshëm kriminelesh shqiptar si trafikanti i drogës, Emiljano Shullazi për të cilin media pretendon se vazhdon të bëjë trafik nga qelia e paraburgimit, apo Lul Berisha, kreu i bandës së Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarë të burgut, kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit po në mënyrë të mistershme është i lirë. Së fundmi Klement Balili, trafikant droge i kërkuar nga Greqia dhe DEA e SHBA po që ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe minsitrisë së Drejtësisë. Ka dhe shumë shullazë, lul berisha dhe klement balilë të tjerë në Shqipëri”, tha Lu.

Duke shtuar se ka një duzinë trafikantësh të lirë ambasadori parashikoi një luftë të egër.

“Është me rëndësi kritike që policët, prokurorët dhe shërbimet inteligjente të punojnë më ngushtë për të luftuar krimin e organizuar. Me gjasë do jetë luftë e egër, në vitin 2014 pati 72 bomba në makinë, shumica besohet se ishin rezultat i dhunës mafioze”, u shpreh ambasadori i SHBA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here