SHBA ndërron politikën për Shqipërinë? Ikën Nuland dhe vjen Mitchell? Ikën “buldozeri” Yee dhe hypën Moore?

1
1102

Dy personalitete të politikës së jashtme të SHBA-së janë emëruar ditën e djeshme si përfaqësues për Europën dhe Euro Azinë.

Siç edhe kanë bërë të ditur burime diplomatike Wess Mitchell është emëruar si Asistent Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Mitchell ka zëvendësuar në këtë post, Victoria Neuland, e njohur në Shqipëri për arritjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi.

Një tjetër lëvizje e rëndësishme e administratës së re Trump është edhe emri i personalitetit që do të zëvendësojë Hoyt Brian Yee i njohur edhe si ‘buldozeri’, njeriut që ndërmjetësoi marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës në maj të këtij viti.

Në vend të Yee është emëruar Jonathan Moore i cili do të mbajë postin e zëvendës asistent i Sekretarit të Shtetit për Europën.

Moore së fundmi ka mbajtur detyrën e ambasadorit të OSBE-së në Bosnje Hercegovinë.

Burimet diplomatike kanë shpjeguar se bëhet fjalë për dy personalitet në fushën e marrëdhënieve me jashtë, pasi të dy kanë shërbyer prej vitesh në rajonin e Europës dhe i njohin problematikat e tij dhe të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Shqipëria./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Edi Rama ka frike nga vetingu. sepae vetingu do zbuloje bankat oof shore ku Rama ka depozituar 20 perqiondshat dhe parate tjera te korrupsionit e krimit. Ne Parlamentin shqiptar t’i kerkohet Rames me force te tregoje “Ku i gjeti 8o.ooo dollaret per te bere fotografi me presidentin Obama.
    Pika e fundit mendo eshte shume e rendesishme te realizohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here