Reuters: Amerikanët pro peticionit që cilëson Xhorxh Sorros një terrorist të brendshëm

0
176

Nga Christian Hartman/ Reuters

Në më pak se një natë, më shumë 100 mijë persona kanë firmosur një peticion i cili akuzon investitorin miliarder Xhorxh Sorros se po komploton kunder SHBA-se, dhe kerkojne qe akuzohet si nje ‘terrorist i brendshem” dhe si i tille pasurite e tij te sekuestrohen.

Peticioni fillimisht u prezantuar ne 20 Gusht nga “E.B” ne faqjen e Shtëpisë së Bardhë që është në dispozicion të nismave për peticioni. Deri në momentin e prezantimit, peticioni arriti numrin e 100 mijë firmave përpara 19 shtatorit, dita e fundit e kur ishte caktuar afati i mbledhjes së firmave. Në këtë pikë tashmë Shtëpia e Bardhë duhet të japë një përgjigje formale sa i takon kërkesave të peticionit.

Ideatorët e peticionit në portalin “We the people”, thonë se Sorros do të tentojë me vullnetin e tij personal që të destabilizojë dhe të ndërmarrë akte kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj”. Për të arritur këtë qëllim, autorët thonë se: “Sorros ka krijuar një seri organizatash me një qëllim të vetëm, përdorimin e taktikave sipas modelit Alinsky të terrorizmit, për të shkatërruar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Modeli Alinsky i referohet organizuesit komunitar dhe shkrimtarit Saul Alinsky. Në librin e tij “Ligjet e Radikalizmit” ai ka hartuar 13 rregullat në përpjekjen politike për të marrë pushtetin. Peticioni i bën thirrje Departamentit të Drejtësisë që “menjëherë të deklarojë Xhorxh Sorrosin, të gjithë organizatat e tij dhe stafet përkatëse të cilëson si terrorisë të brendshëm, dhe që të gjithë pasuritë e tij dhe të organizatave të tij të sekuestrohen nga ligji i konfiskimit të pasuritë civile”. Shtëpia e Bardhë gjithësesi deri më tani ka lënë pa përgjigje një seri peticionesh qëkur Donald Trump mori detyrën në Shkurt dhe mesa duket po diskutohet që ky shërbim të mbyllet.

Xhorxh Sorrosë është një miliarder amerikano-hungarez me një pasuri prej 25 miliardë dollarës dhe radhitet njeriu i 33-të më i pasur në botë sipas Forbes. 87 vjeçari investitor rezulton të jetë pas një seri orgaizatash dhe projektesh, shumë prej të cilave kanë qenë objekt kritikash për vite me rradhë. Organizata e tij Fondacioni për një Shoqëi të Hapur në bashkëpunim me USAID-in dhe Institutin Kombëtar të Mbështetjes për Demokraci janë akuzuar për nxitje të instalimit të qeverive miqësore me SHBA-në duke nisura nga Serbia në vitin 2000 e deri tek qeveria e instaluar në Ukraninë në vitin 2014.

Artikulli origjinal https://www.rt.com/news/401680-soros-terrorist-petition/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here