Vendoset kur do të mbahet samiti i krerëve të Ballkanit

0
144

Tashmë është zyrtare! Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në Sofje me 4 maj 2018 për samitin me krerët e gjashtë vendeve ballkanike. Mbajtja e samitit ballkanik me BE – në u konfirmua të premten në takimin mes kryeministrit Borisov dhe presidentit të këshillit evropian, Donald Tusk. Kryeministri bullgar tha në takim se pret prespektivë të qartë dhe jo premtime boshe nga krerët e BE-së për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, njofton klanplus.

Sipas Borisov, Bullgaria së bashku me Greqinë, Rumaninë dhe Kroacinë do të luajnë rolin e ndërmjetësve të mëdhenj mes Brukselit dhe rajonit. Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk theksoi angazhimin e institucioneve evropiane që të avancojnë hapat konrete me shtetet e Ballkanit Perëndimor në bazë të reformave që ata do të realizojnë në praktikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here