Skandali në TKOB: Sherr mes Inva Mulës dhe Zana Çelës

1
609

Disa ditë para se të vihej në skenë shfaqja e fundit nga Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, situata aty nuk ka qenë dhe aq e qetë. Burime për ‘Xing.al’ bëjnë me dije se një mosmarrëveshje e cila ka degraduar deri në tone të larta ka ndodhur mes sopranos së mirënjohur shqiptare Inva Mula dhe drejtueses së këtij instutucioni, Zana Çela.

Të dyja kanë debatuar ashpër në zyrën e Çelës për sa i përket fondeve të cilat pretendoheshin nga ana e sopranos. Sipas saj, ishin të pakta fondet e dhëna për operan “Peshkatarët e Perlave”, e cila u vu në skenë nga TKOB për herë të parë pas 40 vitesh, gjatë fundjavës që sapo kaloi.

 

Sipas burimeve të brendshme të këtij institucioni, tone të larta janë dëgjuar nga ana e të dyja artisteve, gjë e cila u pasqyrua në vijim edhe në konferencën për shtyp ku secila prej tyre qëndronte larg dhe ftohtë me njëra-tjetrën.

 

Madje nga burime të afërta me artistet është bërë e ditur që Zana Çela refuzoi të merrte pjesë edhe në emisionin ‘Rudina’ në ‘Tv Klan’ ku ishin të ftuara të dyja për të folur për shfaqen.

 

Në këtë emisoin pamë të shfaqej vetëm Inva Mula. Sakaq dihet se Zana Çela dhe Inva Mula kanë një shoqëri të hershme me njëra-tjetrën që prej fëmijërisë, që mesa duket mund edhe të ketë përfunduar pas kësaj përplasjeje.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here