Vasili ironizon Ramën: kryeministri barcaletë, ju flet inspektorëve për veshjen

0
170

“Refuzojini, nëse u vijnë veshur me bluxhins, me shqipponja me tre koka, me shapka, dhe çanta që nuk dihet se ça kanë brenda, revole, cigare dhe bukë me vete. I nxirrni jashtë, të mendohen dy herë.”

Kjo ishte fjala me të cilën Kryeministri Rama i është drejtuar këtë të premte inspektorëve shqiptarë, në takimin ne sipërmarrës të vendit, termat e të cilit i ka ironizuar ashpër rivali i kreut të qeverisë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Deputeti i LSI-së e ka cilësuar kryeministrin si një “damlla” që nuk e ka hiçgjë t’i nxijë faqen punonjësve të vendit, kur vetë më veshjen e tij bëhet sensacion në të gjithë botën.

Për më tepër lexoni statusin:

Kryeministri-barcaletë u flet inspektorëve për veshjen…

Ky shkollëpakti paska hallin e veshjes së inspektorëve. Humor që të gajas…

Ky për vete bën lajm kur vete nëpër bote i veshur si damlla dhe për këtë është bërë njeriu-barcaletë botërore, po për të kjo është normale, bile është edhe qejf i madh, megjithëse Shqipërisë i nxihet faqja për shkak të këtij.

1. Këtë standard karagjozësh dhe shteti karagjoz ka vendosur pa kthim po vetë ky njeriu-barcaletë, ndaj çfarë u kërkon të tjerëve?

2. Sa për përgjegjësinë për biznesin e ka të gjithën po ai, pasi po vetë e ka pasur timonin dhe tepsinë e tatimeve, doganave e gjithçka dhe po ai, duke i përdorur ato, dhunoi bizneset dhe u shkatërroi besimin e tyre.

Lajmërojeni shkollëpakun që i ka pasur vetë tatimet, doganat etj. Pasi ky s’di gjë dhe bëhet qesharak në llafazanërinë e tij ambulante.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here