Meta pret delegacionin e Universitetit të Pekinit për Gjuhët dhe Qytetërimet e Huaja

0
169

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë delegacionin e Universitetit të Pekinit për Gjuhët dhe Qytetërimet e Huaja (BFSU), të kryesuar nga Rektori i këtij Universiteti, Prof. Long Peng.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e akademikëve kinezë në Shqipëri dhe duke vlerësuar bashkëpunimin shumë të mirë, të vendosur tashmë mes Universitetit prestigjioz të Pekinit dhe disa universiteteve shqiptare, shprehu besimin se ky bashkëpunim do të nxisë e rrisë më tej kontaktet e drejtpërdrejta mes të rinjve të të dy vendeve e për rrjedhojë do të ndihmojë në ruajtjen e forcimin e miqësisë mes dy popujve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi kontributin e dhënë nga katedra e albanologjisë së Universitetit të Pekinit për Gjuhët dhe Qytetërimet e Huaja, në promovimin e gjuhës shqipe në Kinë, por jo vetëm, por edhe për mbështetjen e projekteve madhore për kulturën shqiptare, përmes botimit të një fjalori të përbashkët në të dy gjuhët, si dhe të botimit të një numri të konsiderueshëm veprash letrare e shkencore shqiptare në gjuhën kineze.

Presidenti Meta falenderoi Rektorin Peng për bursat e studimeve universitare master dhe doktoraturë për të rinjtë dhe studiuesit nga Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here