Denoncimi tronditës tek Berisha/ Ja kush vendos për largimet nga puna në administratë (FOTO)

0
222

Një nëpunës civil ka denoncuar sot se për shkarkimet nga puna të punonjësve të administratës po merret personalisht Ëngjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i qeverisë.

Sipas nëpunësit Agaçi ka mbledhur drejtorët tek Dega e Thesarit dhe ju dha porositë për largimet e radhës nga puna.

Denoncimi i nëpunësit civil është bërë publik në facebook, nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Nëpunësi dixhital denoncon:

Sekretarin e përgjithshëm e mafies shtetërore, Don Agaçion si kryefshesarin e Noriegës!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Përshëndetje Doktor! Don Agaçi sapo inspektoi ambjentet e punës tek godina e Thesarit të Tiranës ku ndodhen disa institucione të administratës shtetërore ku morri takim me drejtorët përkatës dhe i la porositë e radhës në lidhje me fshesën që do bëjnë dhe risistemimin e tyre në po këto ambjente. Aq shumë është i interesuar saqë Don Agaçi del vetë në terren madje futet zyrë më zyrë!”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here