Thaçi takim privat me Papa Françeskun/ Alarmohet dhe tmerrohet Serbia

0
183

Mediat në Serbi, të kontrolluara nga shteti, janë tmerruar nga vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Vatikan, i cili sot pritet në një audiencë private nga Papa Françesku.

“Shefi i shtetit të rremë sot në Vatikan”, është mbititulli i gazetës “Informer”. Kjo gazetë shkruan se Thaçi në takim me Papën do të kërkojë njohën e Vatikanit, raprton Expres.

“Presidenti i shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi sot në audiencë te Papa Françesku do të kërkojë nga Vatikani që ta ndryshojë qëndrimin e vet në lidhje me pavarësinë e Kosovës”, shkruan Informer.

Mediat në Serbi janë alarmuar që Thaçi pas Papës, për herë të tretë do të qëndrojë në Uashington.

“Nga Roma, Thaçi do të vazhdojë për Uashington, në mënyrë që në bashkëbisedim me zëvendës presidentin e SHBA-ve Michael Pence ta lus Amerikën të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet ndër tjera.

Megjithatë, shefi i diplomacisë Vlladisllav Jovanoviq është mundur t’i qetësojë qytetarët serbë. Ai ka thënë se vizitat e Thaçit nuk do ta përmirësojnë pozitën e Kosovës.

Presidenti Thaçi, sot do të takojë Papa Françeskun, të cilin do ta falënderojë për mbështetjen që i ka dhënë popullit të Kosovës, në periudha të ndryshme, si dhe për rolin e tij në promovimin e paqes.

Ndërkaq, nesër i pari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë drejt Uashingtonit, ku do të takojë zëvendëspresidentit Michael Pence.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here