Dramë në familjen shqiptare, fëmija bie nga kati i dytë

0
177
Dramë për një familje shqiptare në Itali, teksa fëmija 7 vjeç ka arritur të shpëtojë mrekullisht pa dëmtime të mëdha rënies nga lartësia prej rreth 7 metrash.

Ngjarja ka ndodhur në 25 shtator në komunën Albano Laziale në Romë, rreth orës 23. Vogëlushi ishte duke luajtur me të motrën në ballkonin e banesës së katit të dytë në rrugën “Appia Nuova”. Pasi pa të atin në rrugë, ai shkoi buzë kangjellave rrethuese të ballkonit, për të përshëndetur të atin që gjendej në rrugën buzë banesës.

Por, një përkulje më shumë seç duhet ka bërë që i vogli të humbë ekuilibrin dhe të rrëzohet në rrugë.

Fëmija është transportuar në spital. Ai pësoi fraktura në kavilje dhe i është dhënë nga mjekët një prognozë shërimi 20-ditore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here