Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bashkëkryesuar sot me Kryeministrin Edi Rama, Komisionin për organizimin e Vitit Ndërkombëtar të Skënderbeut.
Në fjalën e tij, Haradinaj tha: “Kosova ka një rrugë të vështirë në etapat e saj, por nuk është vetëm. Në momentet tona më të vështira, populli shqiptar ka qënë pranë nesh kudo që ndodhet në rajon. Kosova është shumë e përgjegjshme ndaj komuniteteve që jetojnë në rajon dhe e ndien përgjegjësinë e vet si shtet i ri dhe e ndien po ashtu, pjesën e obligimeve që ka për shqiptarët kudo që janë dhe e i sheh mundësitë si shumë jetike përmes forcimit të lidhjeve me Shqipërinë.
Na vjen shumë mirë që në këtë nder të jemi bashkë në një vit angazhimesh të përbashkëta, që është i lidhur me figurën që më së shumti na ka bërë krenarë, heroin tonë Skënderbeun”.