Vettingu/ Vasili: Raporti i mazhorancës me qëllime të errëta dhe paaftësi

6

Shkurtimi i 70 punonjësve nga 184 të kërkuar nga komisionet e Vettingut, për kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është e qëllimshme nga qeveria. Sipas tij, numri është disa herë më i ulët se ILDKP-ja.

Loading...

“Në aktin normativ të qeverisë që do të kalojë nesër, është parashikuar që fondi rezervë që vihet në dispozicion janë 203 punonjës. Kemi të bëjmë me një mazhorancë që edhe do ta kapë Vettingun dhe së dyti, edhe qesharake në mënyrën se si sillet brenda vetes. Në fillim do të miratojë 203 punonjës dhe më pas do ta shkurtojë në 110 punonjës. Pra qeveria ka vendosur më shumë se çka kërkuar organi i Vettingut dhe më pas mazhoranca i shkurton që t’ia shtojë skuadrës së kryeministrit, tha Vasili.

“Besoj që kjo është shqetësim madhor për opinionin publik dhe ka të bëjë me qëllime të errëta, shtoi ai. Edhe Kuvendi i Shqipërisë vendoset në një situatë të paprecedentë në historinë e tij. Kemi një raport midis mazhorancës dhe mazhorancës që lidhet edhe me qëllime të errëta, por edhe me paaftësi”.

Loading...

6 Komente

  1. Nuk keni pune tjeter ju nrm qe do e gjeni dicka per te dal ne media. E beni me shume qe mos tju harrohet fytyra ,se vettingut nuk keni cfar i beni jooo do behet dhe do ju kapi nje nga nje ju te LSI me liken ne krye

Lini nje pergjigje