Konkurs për vepër arti në vijën bregdetare të qytetit të Vlorës

0
520

Bashkia Vlorë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian kanë vendosur të mbështesin financiarisht një konkurs arti për arte figurative, përfshirë skulptura dhe mozaikë, për projektin e mbështetur financiarisht nga BE “Vija Bregdetare e qytetit të Vlorës–Lungomare”.

 

 

Projekti “Vija Bregdetare e qytetit të Vlorës-Lungomare” është projekti më i madh në Shqipëri i mbështetur nga BE-ja që është planifikuar me natyrë modernizimi urban dhe bazohet në instalimin në sipërfaqe të elementëve mbështetës urbanë dhe modernizimin e rrjetit të infrastrukturës përgjatë vendit të ndërhyrjes.

Arti ka dhe gjithnjë do të ketë aftësinë të simbolizojë dhe t’i transmetojë mesazhe publikut. Synimi i këtij konkursi arti është garantimi i vizibilitetit të përhershëm të mbështetjes së BE-së për këtë projekt.

Ky konkurs arti do t’u sigurojë artistëve shqiptarë mundësinë për të demonstruar aftësitë e tyre dhe për të fituar ekspozim publik.

• Vendi i 1-rë – Delegacioni i BE-së merr përsipër të mbulojë gjithë kostot deri në vlerën maksimale prej 20,000 €, për aktivitete që lidhen me projektimin, zbatimin dhe instalimin përfundimtar të veprës së artit të propozuar në vendin e përcaktuar.

• Vendi i 2-të – një çmim prej 1,000 € do të mbulohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

• Vendi i 3-të – një çmim prej 500 € do të mbulohet nga Bashkia Vlorë. Veç kësaj, Delegacioni i BE-së, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Vlorë do të kërkojnë mbështetje financiare për realizimin dhe instalimin e veprave arti të fituesve të vendeve të dyta dhe të treta.

Përshkrimi bashkangjitur i Projektit “Vija Bregdetare e qytetit të Vlorës–Lungomare” përfshin detaje mbi konkursin dhe kriteret e përzgjedhjes.

Afati për aplikim është data 25 tetor, dhe të interesuarit mund të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, në Qendrën e Informimit të BE-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here