Zbulohet sekreti/ Përse në pasqyrë dukemi të bukur dhe në fotografi jo?

0
147

Para se të dilni nga shtëpia, në pasqyrë dukeni bukur, mirëpo fotografitë tregojnë diçka tjetër. Pra, kujt t’i besohet? Çdo person është ballafaquar me atë shfaqje në pasqyrë dhe në fotografi, nganjëherë madje as që ngjajnë. Përse gjithmonë është kështu ndryshe? Çështja është që jeni të relaksuar kur shiheni në shtëpi, gjendeni në territorin tuaj dhe me siguri jeni në humor të mirë.

Pasqyra ju dërgon shfaqje të të gjitha emocioneve, të cilat pikërisht vetëm ju mund t’i shihni. Fotografia ju tregon pamjen e vërtetë, ashtu siç jeni, pa emocione dhe ndjenja të cilat ju shtohen në dukje. Në pasqyrë më së shpeshti shikoheni nga të njëjtat kënde, ndërsa në fotografi shfaqen nga kënde të ndryshme nga të cilat nuk jeni edhe aq të mësuar të shihni veten, andaj vetvetiu kur dikush ju fotografon, nuk jeni gjithmonë në pozën në të cilën e shihni veten më së miri.

Çdo lokal ka ndriçim të ndryshëm, mirëpo çdo ndriçim ka temperaturën të cilën nuk e vëreni në shfaqje e pasqyrës, mirëpo i vëreni në fotografi. Fotoaparati shënon të gjitha mangësitë të cilat ndriçimi i mirë di t’i theksojë. Në shfaqjen e pasqyrës më së shpeshti shihni versionin “ideal” të vetes, ndërsa fotografia tregon se si ju shohin të tjerët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here