Ftoi transgjinoren në emision, s’ka më paqe për Rudina Magjistarin, ja për çfarë e kritikojnë tani

0

Linda Rei, e njohur ndryshe si një nga transgjinoret shqiptare që e ka pranuar hapur ndryshimin e seksit nga mashkull në femër ka debatuar me moderatoren RudinaMagjistari, pikërisht për etiketimin transgjinore. Ndërsa ka dashur ta quajnë thjesht një vajzë, ashtu siç është shndërruar tashmë, Linda e quajti Rudinën të painformuar.

 

 

Por teksa qëndroi tek e saja, moderatores Magjistari iu desh të merrej edhe me komentuesit që e akuzonin pse kishte zgjedhur të mediatizonte pikërisht këtë personazh. Të shumtë ishin ata që i shkruanin se çfarë shembulli mund t’ju jepte fëmijëve. Rudina është përgjigjur se nuk ka asgjë për t’u cilësuar e përshtatshme dhe sa i përket shembullit që u jepet fëmijëve, i takon prindërve të përshtatin historinë për ta.

DEBATI PËR PËRCAKTIMIN TRANSGJINORE
Komenti: Aspak profesional insistimi juaj per ta quajtur transgender, vecanarisht tani, pasi ajo e perseriti disa here dhe ia shpjegoj se nuk mund te quhet me e tille.Mbi te gjitha je femer dhe mund te tregoje me ndjeshmeri dhe mirkuptim karshi Lindes. Nje fjale e urte thote: te gabosh eshte njerezore, te perserisesh me ngulm ate gabim eshte djallezore

Rudina:
 Megjithë respektin për zgjedhjet në jetë të së ftuarës dhe me gjithë dashamirësinë time për ta mbështetur në atë që ajo ka zgjedhur, termi që unë përdor është i saktë dhe i përcaktuar nga psikologë. S’e kam shpikur unë. Dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë term shkencor, i cili përcakton një proces transformimi në trupin e saj, i cili ka ndodhur. Dhe ka ndodhur tek ajo, jo tek ti e tek unë, që të bësh dallimin. Kur ajo rrëfen historinë e saj, është i pashmangshem ky përcaktim. Tjetër gjë nëse do ishte ftuar për të folur për tendencat e fundit të makeup-it, atëherë ndoshta ky përcaktim do ishte i panevojshëm”

DEBATI PËR MEDIATIZIMIN E LINDA REIT
linda rej

Komenti 1: Qudi qe gjera te tilla reklamohen e ftohen ne emision,sado open te jesh ndaj ketyre gjerave nuk eshte se jan normale thjesht disa disa per tu dukur te civilizuat behen sikur jan normale dhe i aprovojn,njerez nuk jan nuk janë

Komenti 2: Cfar duet ti thot .nje prind femijes kur shikon kte ne Tv ,te behet si ky.Lat nam me kte fundurinen

Rudina: Pertej ketij diskutimi per termin, i cili nuk e ndyshon aspak rrjedhen e jetes se Linda Reit dua vetem te sqaroj per te gjithe ju, qe Linda Rei ishte nje e ftuar si te gjithe te ftuarit e tjere ne program, me historine e vet personale, e cila nuk vret askend nga ata qe jane shqetesuar, por perkundrazi shton nje dimension me shume te te parit te botes. Sa per femijet s’kishte asgje te frikshme apo te turpshme aty per te mos folur. Po roli juaj si prinder per te interpretuar ne pershtatje me femijet? Fakti qe ajo flet hapur per diçka qe pjesa me e madhe e quan tabú, jeton jeten e saj siç i pelqen pa i bere dem askujt eshte per tu respektuar absolutisht.

Lini nje pergjigje