‘Dosja e Elbasanit’/ Krimet e Rënda : Policët nuk janë kërcënuar me jetë

0
308

Pas publikimit në emisionin “Opinion” në Tv Klan të pamjeve ekskluzive të momentit të përplasjes së makinës së zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshani nga një Audi i blinduar, prokuroria ka bërë një këqyrje të hollësishme të tyre. Pamjet janë sekuestruar në TV Klan pas përfundimit të emisionit.

Bazuar në to, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë, duke e dërguar dosjen për hetim në organin e akuzës së Elbasanit.

Nga këqyrja e pamjeve te kamerave të sigurisë të shfaqura në Opinion, prokuroria ka krijuar bindje se nuk ka pasur sulm të drejtpërdrejt të forcave blu, ku makina e zv/drejtorit të Policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi u godit nga një Audi A8 i blinduar. Pavarësisht se vepra fillimisht u kualifikua si “vrasje e mbetur në tentative ndaj punonjësit të policisë”, kjo gjë u rrëzua pas publikimit të pamjeve.

E gjithë skena zhvillohet përpara tregut agro-ushqimor në Elbasan.

Për prokurorinë, në momentin që nisen makinat e policisë për të çuar në komisariat Klement Xhaferrin, Audi vjen me force për të hyrë në tregun ushqimor. Siç shihet në pamje, ky automjet godet makinën e policisë. Nga ky incident efektivëve nuk ju është kërcënuar jeta, pohojnë burime nga organi i akuzës, pasi ata ndodheshin në distance nga vendi i ngjarjes dhe një pjesë e tyre ishin brenda në furgonin e forcave speciale “Shqiponja”.

Por një ndër akuzat që mund të kualifikohet kjo vepër është, mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe largimi nga vendi i ngjarjes, kompetence kjo që e hetojnë prokuroritë e rretheve dhe jo ajo e Krimeve të Rënda.

Dy ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në masën e arrestit me burg, Ledio Zabelin dhe rojën e objektit, Valmir Dedja. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip “Range Rover” Klement Xhaferri është në në mase sigurie arrest shtëpiak. /ABC NEWS

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here