Standard.al

Zgjedhjet në Gjermani/ E djathta nacionaliste avancim historik: Do ndryshojmë vendin

0

Gjermania iu drejtua sot kutive të votimit, ku sipas exit polleve të para, partia e Angela Merkel fitoi mandatin e katërt për të udhëhequr vendin, por jo me rezultatet qe priste. Në zgjedhjet gjermane u vu re një avancim historik i partisë nacionaliste AFD, e cila mori 13.4% duke u renditur në vendin e katërt.

 

 

Duke përdorur gërmat e pagëzimit katër vjet më parë, kjo lëvizje anti-islame dhe anti-emigrantëve mori 13-13,5 për qind të votave”, sipas sondazheve të realizuara pas votimit dhe do të dërgojë 86-89 deputetë në Bundestag.

Ne do të ndryshojmë këtë vend”, theksoi kryesuesi i listës, Alexander Gauland, disa minuta pas publikimit të sondazheve të para nga televizionet publike duke premtuar se do të kundërshtonte hapur Angela Merkel.

Sipas exit polleve deri tani në Bundestagun gjerman futen 6 parti politike.
Rezultatet
CDU/CSU 32.7 %
SPD 20.2%
Partia e Gjelbër 9.4%
AFD 13.4%
Të majtët 8.9 %
Liberalët 10.5 %

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.