“I vura pistoletën në gjoks duke luajtur”, rrëfimi i vrasësit nuk bind prokurorinë

0
166

Policia e Dibrës ka sqaruar rrethanat e vrasjes së 42-vjeçarit Alban Koloshi, ngjarje e ndodhur në orët e para të së premtes. Viktor Elezi dyshohet si autori ndërsa Veli Titini, si person që ka marrë pjesë në vrasje. Grupi hetimor arriti në këtë përfundim pas pamjeve të sekuestruara ku shihen dy të arrestuarit duke u larguar me makinë nga qendra e qytetit për në periferi, pak pasi kishin lënë në hyrjen e spitalit 42-vjeçarin Koloshi të qëlluar me pistoletë.

Pavarësisht se Elezi ka deklaruar se e ka qëlluar padashje, versioni i tij nuk i ka bindur oficerët e policisë. Dyshimet janë ngritur nga fakti se autori i dyshuar e braktisi viktimën në derën e spitalit dhe u largua me shpejtësi me automjetin e tij ku ndodhej dhe 24-vjeçari Titini, i akuzuar për mos kallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

Nga ana e Policisë së Shtetit mbrëmjen e së premtes u tha se autori i dyshuar ishte vetëdorëzuar rreth 17 orë pas ngjarjes. Ndërsa Policia e Dibrës nuk shprehet se Viktor Elezi u vetëdorëzua por flet për arrestim në flagrancë të Viktor (Xhevahir) Elezi, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan dhe me precedent kriminal.

“Arrestimi i tij u bë për veprat penale “vrasja me dashje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”, pasi dyshohet se me datë 22.09.2017 rreth orës 01:30 në një lokal në fshatin Blliçe, Dibër, të ketë vrarë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin Alban Kaloshi 42 vjeç, banues po në këtë fshat”, thuhet në deklaratën e policisë.

Gjatë marrjes në pyetje Elezi është shprehur se e ka vrarë nga pakujdesia 42-vjeçarin. “I vura pistoletën në gjoks duke luajtur, por pa dashje pati shkrehje të armës”, ka thënë 37- vjeçari i arrestuar.

Pavarësisht kësaj, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të vërtetën duke hedhur dyshime të forta se ngjarja nuk është aksidentale, nisur dhe nga e shkuara kriminale e Kaloshit dhe Elezit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here