Vrasja në Shkodër, reagon Policia: Si u ekzekutua nipi nga xhaxhai

0
287

Policia ka dhënë një njoftim lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.

“Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës  nipin i tij.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33,  i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policiasë.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se dyshihet se konflikti që ka pasuar krimin ka ndodhur për motive pronësie. Si viktima ashtu dhe autori jetonin nën një çati dhe kishin oborr të përbashkët, dhe pikërisht aty ka ndodhur krimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here