Standard.al

Tragjedi mes tifozëve në ndeshjen Skënderbeu – Partizani

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen Skënderbeu-Partizani. Një tifoz ka ndërruar jetë në shkallët e stadiumit “Skënderbeu”, ku po ndiqte kryendeshjen e javës së 3-të të Superligës shqiptare. Ngjarja ka ndodhur rreth minutës së 20-të të ndeshjes ndërsa tifozi ndodhej i ulur në tribunën B të stadiumit. Ende nuk dihet identiteti i personit që ka nderuar jetë.Megjithëse ambulanca mbërriti me shpejtësi, i moshuari nuk mundi të mbijetojë. Dyshohet se shkak është bërë një infarkt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.