Duke folur për operacionet policore të ditët e fundit që synojnë të godasin grupet kriminale në vend, gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24. Ai tha se situata është aq e rëndë sa shefa komisariatesh apo drejtorë policie marrin rroga mujore nga krerët e këtyre grupeve.
“Grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë sa paguajnë rroga mujore për shefa komisariatesh ose për drejtorë policie. Në këto moment vetëm një njoftim ju japin, nesër ka operacion dhe ata nuk dalin. Ka shkuar policia ka bërë një super operacion, po kë kanë kapur? Duket si gjëja më normale por një shef komisariati sapo merr detyrën menjëherë bëhet tentativa për tu futur tek borderoja e grupit kriminal që ka krijuar biznese të ligjshme”,- tha gazetari.
E në këto kushte, ai tha se do ishte shumë mirë që të nise sa më parë vettingu në polici. Duke këshilluar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Hoxha tha se vettingu në radhët e policisë duhet të nisë nga lart.
“Nuk e ka të lehtë betejën Fatmir Xhafaj, ka përballë grupe që e kanë sfiduar shtetin, janë të paprekshëm, janë ata që i japin rroga drejtuesve të policisë. Ai e ka premtuar, do t’i duhet vullnet i jashtëzakonshëm politik. Nëse do besojë tek kjo kupolë drejtuese që ka është punë për të, por nëse do vërtet të bëjë atë që ka thënë të godasë bosët e krimit, do të duhet të drejtojë një ekip që të mos ketë mbi vete përgjegjësitë e situatave që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit në territorin e Shqipërisë. Me këtë nivel drejtuesish të korruptuar dhe nën presionin e bandave s’mundet . Nuk po them se do godasë të gjitha grupet, por dy, tre duhen goditur. S’ka asnjë bos droge sot në burg. Në momentin që në Tiranë është arrestuar Shullazi çdo gjë ka pushuar dhe policia merret vetëm me krime ordinere. Më falni por në Tiranë nuk është vetëm Shullazi dhe grupi i tij”,- shtoi ai
Reforma ne rradhet e policise di zbatohet dhe kam besim se zoti xhafa do shpalose profesionalizmin e tij gjate kesaj kohe.
Un besoj fort se vettingu ne polici dhe ministri i ri do arrijne rezultate te papara ndonjehere ne saj te rendit dhe qetsise publike!
Policia ka nevoje per pune..prandaj ka ardhee xhafa qe me t njjten vendosmeri si ne reformen e drejtesise doo pastroje dhe policine
Vazhdojne e flasin akoma duke u perpjekur te perlyejne kedo qe nuk mbeshtet interesat e tyre. Po si ka mundesi qe keto lajme dalin ne nje dite te vetme e te gjithe njekohesisht kujtohen te flasin e te bejn kritika publike.
Ka ardhur koha qe ne rradhet e policis te kete kontrrolle persa u perket ketyre ceshtjeve,zoti Xhafa eshte njeriu i duhur per te dekriminalizuar policin e shtetit nga cdo afere korruptive
Vettingu ne polici eshte gjeja e duhur qe po ben ministri.Kjo reforme do kohen e vet qe te jape rezultat.Figura e policit do jete shembull per kete institucion.