“Pse nuk më flet?”/ Fjalët e fundit të xhaxhait para se vriste nipin me thikë

0
162
Foto ilustruese

Dalin të tjera detaje nga krimi i rëndë i ndodhur në një familje në Shkodër. Në qendje të dehur 62-vjeçari Bujar Kuçi qëlloi për vdekje me thikë nipin e tij 33-vjeçar Mirsad Kuçi. Autori banonte në një shtëpi që ndante të njëjtin oborr me shtëpinë e nipit.
“Pse nuk më flet?”. Me këto fjalë sipas “Panoramës” i është drejtuar autori nipit kur e ka gjetur në oborr, pasi këta të fundit kishin kohë që nuk flisnin. Nipi është larguar duke mos iu përgjigjur sërish, por autori ka vijuar duke e fyer dhe me një thikë në dorë e ka qëlluar pas krahëve dhe më pas në gjoks. Kjo e fundit mësohet se ka rezultuar goditje fatale për 33-vjeçarin, i cili ishte baba i dy fëmijëve të mitur.
Ai ka humbur jetën rrugës duke u transportuar për në spital për shkak të gjakderdhjes. 62-vjeçari njihet si person problematik. Familjarët e viktimës njoftuan policinë pasi panë të shtrirë në oborr të riun. Autori pas krimit ka pritur policinë brenda banesës ku edhe është prangosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here