Nisma për “spastrimin” komunist, flet deputeti i PD

0
206

Nisma e Partisë Demokratike për ndalimin e simboleve të diktaturës komuniste nuk është parashikuar si një ligj i veçantë, por si ndryshime në Kodin Penal që dënojnë çdokënd që i përdor ato.
Enkelejd Alibeaj, i cili drejton këtë proces, tregon përse do t’i shërbejë shoqërisë shqiptare kjo nismë e Partisë Demokratike.

“Që të bëjë minimalisht një pastrim, një purifikim të memories së vetë sociale, sigurisht me qëllimin parësor të ndëshkimit të atij sistemi dhe së dyti, më e rëndësishme, është për të mos u përsëritur në të ardhmen”, deklaron Alibeaj për Top Channel.

Alibeaj, i cili ka vuajtur edhe vetë persekutimin komunist, e ka të thjeshtë të japë shembuj të ngjashëm me nismën e Partisë Demokratike.

“Jo më larg se 2-3 muaj më parë Italia ka miratuar ligje që ndalojnë përdorimin e simbolizmit të sistemit nazi-fashist”, thotë Alibeaj.

Për të patur një iniciativë sa më të plotë, demokratët do të bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët kanë praktikë shumëvjeçare jo vetëm në ndalimin e simboleve, por edhe në dënimin e krimeve të nazizmit./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here