EMRI-FOTO/ Zbulohet shtëpia e drogës në Derby, arrestohet trafikanti shqiptar

0
175

Një shqiptar, i cili qëndronte ilegalisht në Britani u dënua me 16 vite burgim, pasi u kap në një shtëpi me kanabis në Derby. Një total prej 555 bimësh u zbuluan në katër dhoma të pronës së rrugës Burton, gjatë një aksioni të policisë më 22 gusht.

Ramiz Nergjoni, 53 vjeç, cili doli para gjykatës në Derby është arrestuar, raportojnë këtë të shtunë mediat lokale. Ai tha se kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme duke u fshehur në anën e pasme të një kamioni.

ImageRamiz Nergjoni

Në gjykatë, u tha se bimët narkotike mund të gjeneronin 300.000 paund.

David Watts, avokati mbrojtës i shqiptarit tha se 53-vjeçari, para se të shkonte në Britani, jetonte dhe punonte në Greqi dhe se ishte njeri me karakter të mirë.

“Ai ka tre vajza të vogla mes 18 dhe 20 vjeç dhe më ka thënë se nëna e tij në Tiranë është shumë sëmurë, ka shtuar avokati, shqetësimi i tij kryesor është se si do t’ia dalë familja e tij teksa ai është në burg këtu”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here