Edi Rama në OKB për sesionin vjetor, apo takim aksioneresh të ABI Bank me bankierin Richard Lukaj?

0
477

Vizita e kryeministrit Edi Rama në kuadër te sesionit vjetor të OKB-së po merr trajtat e një udhëtimi misterioz. Si asnjëherë tjetër raportimet e zyrës së shtypit pranë kryeministrit kanë qenë krejt pakta ndërsa i vetmi takim zyrtar i raportuar ishte ai ndërmjet Ramës dhe Erdogan.

Por ajo që është raportuar sot tregon se më shumë se një udhëtim shtetëror i kryeministrit Rama, prania e tij në Nju Jork po rezulton një vizitë punë e bashkëshortes së tij Linda Rama në kuadër ta angazhimit të saj okult në ABI Bank ku ajo është zyrtarisht anëtare bordi, ndërsa jo zyrtarisht bashkëshortja e kryeministrit flitet se zotëruesja e kësaj banke pos aksionerja kryesore.

Bankieri i njohur shqiptaro-amerikan Richard Lukaj ka publikuar së fundmi një takim ku së bashku me familjen e tij, po darkon me çiftin Rama. Po çfarë rëndësie ka kjo? Bankieri shqiptaro-amerikan Richard Lukaj rezulton të jetë zyrtarisht anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i ABI Bank.

Ndërsa jo zyrtarisht ai rezulton të jetë edhe bashkë aksioner me Linda Ramën në ABI Bank. Ajo që të bën te mendosh për këtë takim të bankierit Lukaj dhe çiftit Rama në Nju Jork është fakti se informacionet flasin për një transaksion të madh financiar që duket se është proces kohët e fundit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për blerjen nga ana a ABI Bank të një tjetër banke që operon në tregun shqiptar, konkretisht Veneto Bank. Nëse në logjikën financiare fuzione ekonomike të tilla janë një normalitet, fakti se që prej 2013 me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, ylli ndriçues i tregut financiare shqiptar është pikërisht me ABI Bank, pse siç njihet ndryshe “Banka e Linda Ramës”. Dhe fakti që vetëm pas 4 vitesh kjo bankë është në gjendje të blejë një tjetër bankë që operon në Shqipëri prej gati 12 vitesh, kjo shton akoma më shumë dyshimet për veprimtarinë okulte të ABI Bank.

Për më shumë SYRI.net do te sjellë të tjera fakte gjatë ditëve në vazhdim. Sa për Edi Ramën, bashkëshortin e pronares së ABI Bank, udhëtimi i tij me paratë e shqiptarëve në Nju Jork mund të quhet me plotë gojë një dështim diplomatik si shtetar, dhe një sukses personal për portofolin familjar Rama-Basha (Linda).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here