Droga e kapur në Igumenicë, si trafikantët i shpëtuan policisë shqiptare

0
146

Një operacion i përbashkët antidrogë, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Igumenicës Greqi ka bërë të mundur sekuestrimin e 67 kilogramëve kanabis.

Tre shqiptarë që transportonin lëndën narkotike, të cilët arritën ti shpëtonin ndjekjes nga policia shqiptare, janë arrestuar në vendin e quajtur Asproklisi të Igumenicës.

Aksioni

Sipas burimeve policore, operacioni nisi nga Policia Kufitare e Sarandës, Livadhjasë e Qafë Botës.

Policia e Livadhjasë rreth orës 00:23, ka konstatuar tre persona të ngarkuar me çanta që po lëviznin në drejtim të Konispolit në sektorin e Piramdave 67 – 68.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjeke të tre personave.

Ndërkohë, është njoftuar menjëherë Policina e Igumenicës në Greqi, në lidhje me situatën ku duhej ndihma e Policisë Greke për kapjen e tyre, pasi tre shtetasit duke përfituar edhe nga errësira duke i shpëtuar policisë shqiptare dhe po kalonin për në territorin grek.

Policia e Igumenicës ka organizuar shërbimet ku rreth orës 02:19, në vendin e quajtur Asproklisi të Igumenicës ka kapur tre transportuesit se bashku me lëndën narkotike.

3 në pranga

Konkretisht janë arrestuar:

-B.K, 25 vjeç, banues në fshatin Metoq Bashkia Sarandë.

Ai ishte shkëputur nga dy shtetasit e tjerë me qëllim kontrollin e rrugës dhe në momentin e arrestimit nga policia, gjatë kontrollit fizik iu gjet 978 gramë lëndë narkotike.

– L.R, 28 vjeç, banues në fshatin Ninat, Bashkia Konispol.

– A.K, 25 vjeç, banues në Sarandë.

Këta dy të fundit ishin bashkë dhe kishin tre çanta shpine me pako me lëndë narkotike, gjithsej 66 kilogramë kanabis.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here