Standard.al

Çifti i profesorëve zbulon shkakun kryesor të autizmit dhe vendin ekzakt në tru

0

Një çift koreanësh, që punojnë të dy si profesorë në universitete prestigjiozë në SHBA, kanë zbuluar shkakun kryesor të autizmit.

Çifti zbuloi se disa baktere në sistemin e tretjes së nënës mund të çojë në lindjen e fëmijës autik. Gjithashtu, ata zbuluan edhe vendin e saktë në tru që është i lidhur me sjelljen autike, çka mund të përdoret për gjetjen e kurës për autizmin.

Gazeta shkencore “Nature” publikoi dy studime kërkimore të çiftit, profesor Huh Jun-ryeol i Harvard Medical School dhe profesore Gloria Choi e Massachusetts Institute of Technology (MIT).

Studimet shpjegojnë me nota të gjalla detajet e procesit në një miushë shtatzënë, e cila është e infektuar nga një virus dhe sjell në jetë këlyshë që shfaqin sjellje autike.

Kërkuesit zbuluan se disa baktere në sistemin tretës të nënës mund të zhvillojnë qeliza imune që influencojnë direkt zhvillimin e qelizave të trurit të fëmijës. Kur kërkuesit i hoqën bakteret me antibiotikë, miusha lindi një këlysh normal.

Profesorët Huh dhe Choi thanë se ka efekt sinergjik kur një çift shkencëtarësh punojnë së bashku për kërkimin.

Profesori Huh tha “kur bënim kërkime së bashku në dy laboratorë të ndryshëm, i dërgonim përkrahje njëri-tjetrit në vend që të masnim se puna e kujt ishte më e mirë. Ishte shumë e dobishme për suksesin e kërkimit tonë”.

Ai vazhdoi: “Fushat tona kryesore të studimit janë të ndryshme, imunologj dhe neurobiologji dhe kjo na ndihmon vërtet në kërkimet në neuroimunologji”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.