Bujar Nishani: Krimi po ndëshkon shtetin, bandat më me pushtet se policia…

0
131

Ish-presidenti Bujar Nishani përmes një komenti në rrjetet sociale ka reaguar mbi situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Nishani shkruan se tashmë krimi ka nisur të ndëshkojë shtetin dhe flet për situatë të rrezikshme, nëse bandat kriminale nuk goditën atje ku e kanë forcën, te paratë.

“Gangsterët e bandave kriminale ndihen tashmë me pushtet mbi policinë. Ata e shohin policinë si shërbyese të tyre e jo si përndjekëse e shkop force për ta. Kjo ishte e pritshme, për fat të keq.

Nëse policia jo vetëm nuk i goditi ata gjatë kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, por madje i inkurajoi dhe në raste të caktuara bashkëpunoi me ta, s’kishte si ndodhte ndryshe sot.

Nëse emërimet në strukturat e hetimit të krimit rekomandoheshin nga kapot e bandave s’kishte si ndodhte ndryshe sot.

Nëse politikanët qeverisës i pagonin për të mbledhur vota me çdo çmim, s’kishte si ndodhte ndryshe sot.

Nëse pushteti u falte pasuritë publike në këmbim të miqësisë së tyre për të trembur shqiptarët, s’kishte si ndodhte ndryshe sot”, shkruan Nishani.

Reagimi i Bujar Nishanit:

Krimi ka nisur të ndëshkojë shtetin !

Opozita denoncoi para dy ditësh një akt kriminal të një lloji të veçantë krahasuar me ato që ndeshim pothuajse çdo ditë rrugëve të vendit. Një grup dukshëm i strukturuar kriminal sulmon në një akt gati vrastar me makinë të blinduar mjetin e forcave të policisë në Elbasan.

Shkaku formal sipas deklarimit zyrtar të policisë ishte sekuestrimi i disa makinave luksoze në pronësi të anëtarëve të këtij grupi. Në Shqipëri ka patur vijimësisht aktivitet kriminal të grupeve të strukturuara si të tilla.

Por veprimtaria e tyre shoqërohej me frikën nga goditja prej strukturave të shtetit. Ndaj krimi përpiqej të fshihej sa më shumë prej tij, të largohej sa më larg nga ai por edhe të tentonte kompromentimin e individëve të caktuar të tij. Sot rolet kanë ndryshuar.

Krimi i organizuar ka nisur të ndëshkojë shtetin. Me akte publike madje. Gangsterët e bandave kriminale ndihen tashmë me pushtet mbi policinë. Ata e shohin policinë si shërbyese të tyre e jo si përndjekëse e shkop force për ta. Kjo ishte e pritshme, për fat të keq.

Nëse policia jo vetëm nuk i goditi ata gjatë kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, por madje i inkurajoi dhe në raste të caktuara bashkëpunoi me ta, s’kishte si ndodhte ndryshe sot.

Nëse emërimet në strukturat e hetimit të krimit rekomandoheshin nga kapot e bandave s’kishte si ndodhte ndryshe sot.

Nëse politikanët qeverisës i pagonin për të mbledhur vota me çdo çmim, s’kishte si ndodhte ndryshe sot.

Nëse pushteti u falte pasuritë publike në këmbim të miqësisë së tyre për të trembur shqiptarët, s’kishte si ndodhte ndryshe sot.

Ata tani nuk mund të pranojnë që të bezdisen as edhe një grimë. As për show madje.

Krimi tani ka nisur të ndëshkojë shtetin.

Ky realitet është gati gati fatalitet. Ai mund të kthehet përfundimisht në fatalitet nëse nuk arrestohen dhe tregohen publikisht agresorët ndaj policisë në Elbasan. Nëse nuk bllokohen dhe futen në proces konfiskimi bisneset e anëtarëve të këtyre grupeve. Mbledhja për disa ditë në oborret e komisariateve të disa makinave është asgjë. Goditja u duhet dhënë atje ku ata pastrojnë paranë e pisët. Atje ku i shumfishojnë paratë e krimit. Ato dihen, janë publike, të pa kontrolluara. Nëse kjo nuk bëhet ata pasi do ta ndëshkojnë mirë e mirë shtetin do ta blejnë të gjithin atë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here