LAJMI I FUNDIT/ Tension në kryesinë e PD-së, Gjana tenton të godasë Valbona Mezinin

0
162

Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë pasditen e sotme, por mbledhja e nisur prej orës 18:00, është shoqëruar me debate. Prioritet i mbledhjes është reformimi dhe modernizimi i Partisë Demokratike, si dhe do të bëhet konsultimi për ndryshimet statutore dhe forcimi i rolit të anëtarësisë.

Por gjatë kohës që Jemin Gjana po fliste, ka ndërhyrë disa herë anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Valbona Mezini, duke i ndërpreu fjalën disa herë Gjanës. Gjana tenton të godasë Valbona Mezinin. Deputetët ndërhynë për të shkmangur përplasjen fizike.

Në një moment, Gjana ka humbur kontrollin dhe është përplasur verbalisht me Mezinin.

Burime për “BalkanWeb” thonë se është dashur deputet kane nderhyre per te shmangur perplasjen fizike

Në muajin korrik, kryetari Basha kërkoi sistemin e primareve për zgjedhjet e ardhshme.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri një takim me aleatët. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se ai ka nisur konsultimet për reformën zgjedhore.

“Konsultimet do të vazhdojnë me aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë. Teksa konsultime pritet të ketë edhe me çdo forcë politike dhe faktor shoqërorë pro zgjedhjeve të lira”,- sqarohet në njoftimin e PD.

Reforma zgjedhore, sipas PD-së duhet të realizohet për të ndalur manipulimin dhe shitblerjen e votës. Ajo duhet të përfshijë kërkesat e artikuluara edhe më herët nga Basha, votimin e numërimin elektronik dhe votën e emigrantëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here