Incidenti në Kryesinë e PD-së/ Ja kush e mbroi Mezinin

0
204

Në Partinë Demokratike nuk ka qetësi që pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit. Mbledhja e Kryesisë që ka nisur sot pasdite ka degjeneruar në debate të ashpra deri në kufijtë e përplasjes fizike mes të pranishmëve. Sipas reporterëve që ndjekin mbledhjen te selia e PD-së, protagonistë të sherrit janë ish-ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Valbona Mezini.

Pas fjalës së kryetarit Lulzim Basha, i cili u fokusua te analiza e humbjes dhe nisja e procesit të ringritjes së partisë, fjalën e ka marrë Jemin Gjana. Por gjatë kohës që ai po fliste ka ndërhyrë disa herë Valbona Mezini, duke i ndërprerë fjalën. Gjana nuk ka duruar më dhe e humbi kontrollin. Fillimisht u përplas verbalisht me Mezinin dhe më pas tentoi ta qëllonte fizikisht.

Raportohet se Valbona Mezini ka akuzuar Gjanën se ka udhëhequr manipulimin e garës për kreun e PD-së për llogari të Lulzim Bashës. Sipas mediave, pas këtyre akuzave, janë nxehur gjakrat në mbledhje dhe Gjana ka tentuar ta godasë fizikisht Mezinin, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ndërhyrja në kohë e deputetëve të pranishëm në mbledhje, si dhe truprojës së Lulzim Bashës, ka evituar konfrontimin mes Gjanës dhe Mezinit. Në fokus të mbledhjes së thirrur sot ishte puna për reformimin dhe modernizimin e PD-së, proces që do të shoqërohet gjithashtu me ndryshime të rëndësishme statutore.

Por që pas publikimit të listave për deputetë, ku mbetën jashtë disa figura të rëndësishme, në PD ka nisur një përplasje e gjerë, jo thjesht në anëtarësi, por edhe në forume të ndryshme siç është Këshilli Kombëtar, Forumi Rinor apo Kryesia e partisë. Një pjesë doli në mbështetje të Bashës, ndërsa zëra të tjerë të shumtë kundërshtojnë qëndrimin e tij në krye të PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here