Faza e aksionit kundër informalitetit/ Reagon Tabaku: Politika fiskale, mësimi që nuk e kuptuan gjoja reformatorët

0
158

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku këshillon të rishikohet politika fiskale.

Deklarata e Tabakut vjen pasi ministri i Financave, Arben Ahmetaj lajmëroi se në 1 tetor do të nisë faza e tretë e aksionit kundër informalitetit: “Fazë që do të jetë më e thellë, e fokusuar tek sipërmarrja e madhe, por absolutisht pa lënë jashtë vëmendjes biznesin e vogël, pra kuponat , regjistrat fiskalë, inventarët…”

Në reagimin e saj, Tabaku shprehet:

E dini çfarë e shkakton informalitetin? Taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal me 6 nivele, burokracia dhe korrupsioni. Të njëjtat pengesa qe kane varfëruar vendin dhe larguar investimet e huaja qe janë ne nivelin më të ulët historik.

E dini çfarë ndodhi herën e fundit që qeveria nisi aksionin anti informalitet? Mungesa më e madhe në të ardhurat e shtetit me një vlerë prej 80 mln usd në vetëm një muaj!

Ka një mësim qe duhet ta kishin kuptuar gjoja reformatorët. Lufta ndaj informalitetit nuk është aksion, por një përpjekje dhe politikë qeveritare përmes levave të ndryshme fiskale. Në vend te propagandës që të mbushë portale e la?jme do qe më e udhës të rishikohej politika fiskale. Për këtë të fundit duhet vizion dhe ndjeshmëri politike. Qartazi sa më sipër mungojnë. Mungesa e tyre përkthehet në abuzime dhe korrupsion, për të cilat qeveria është kampion, përndryshe si do shpjegohej gropa 325 mln që KLSH zbuloi se mungonin në buxhetin e shtetit!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here