Vërtetimi i pensionit dhe karta e shëndetit tani merren ‘Online’

0
204

Vërtetimin e pensionit dhe kartën e shëndetit, qytetarët tani mund ta tërheqin online.

“Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin dokumenta në zyrat e administratës këtë javë ne shtojmë listën e këtyre dokumentave që mund të tërhiqen online në portalin e-albania, si nga qytetarët edhe nga  institucionet publike që u nevojiten ato: Vërtetimet e pensionit dhe kartën e shëndetit.”

Kështu njoftoi sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se qytetarët mund t’i tërheqin duke filluar nga kjo javë në portalin e-albania.

“Më e rëndësishmja, – tha Manastirliu, –  asnjë institucion  shtetëror nuk do tua kërkojë më këto dokumenta qytetarëve për nevoja të procedurave të tyre duke u kursyer sorollatjet e panevojshme të gjithë atyre që marrin këto shërbime.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here