Sheqeri natyral që gjendet në mjaltë dhe fruta e përmirëson funksionin e trurit

0
188

Shumica e profesionistëve shëndetësorë e këshillojnë zvogëlimin e konsumit të sheqerit, gjë që e redukton shtypjen e gjakut dhe rrezikun e sulmit në zemër, por dr. Drew Ramsay beson se sheqeri mund të ketë efekte pozitive dhe të dobishme në tru.

Ai pretendon se sheqeri është jetik për shëndetin e trurit, i cili i përdor 400 kalori të glukozës çdo ditë, por kjo nuk do të thotë se ngrënia e dy çokollatave do t’i japë trurit tuaj energjinë e nevojitur cilësore, transmeton Koha.net. Në fakt është e rëndësishme se nga vjen sheqeri i cili është i nevojshëm për trurin tuaj.

Megjithatë, nga 400 kalori të cilat janë të nevojshme në ditë për trurin, vetëm një e katërta duhet të merret përmes ushqimit.

Fruktoza e cila gjendet në shumë ushqime të pashëndetshme nuk është shumë e dobishme, por sheqernat natyrale, ato në mjaltë, shurup panje dhe fruta në masë të madhe kontribuojnë në shëndetin e trurit.

Është shumë e dobishme të dimë se sa sheqer ka në cilat ushqime. Për shembull, një banane e madhësisë mesatare i përmban 14 gramë sheqer natyral. Lakra e gjelbër ka mjaft sheqer. Por këto dy ushqime e lirojnë ngadalë energjinë, kështu që ato nuk do ta rrisin menjëherë nivelin e insulinës.

Konkluzioni i dr. Ramsay është se sasia e vogël e sheqerit natyral mund ta ndihmojë trurin tuaj të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here