Qeveria ‘Rama 2’/ Ja lista me emrat e drejtorëve kryesorë të LSI në qarqe që do të shkarkohen

0
329

Një javë pas konstituimit të qeverisë ‘Rama 2’, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur ta japin dorëheqjen nga postet politike, në sektorë kyç të administratës shtetërore. Pas largimit të natyrshëm të ministrave, dorëheqjet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh.

Dy ditë më parë, dhanë dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika si dhe drejtori i Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë Ylli Spahiu. Megjithatë, të dorëhequrit përbëjnë një përqindje modeste të përfaqësuesve të LSI në krye të drejtorive në rang kombëtar.

Në të gjitha rrethet e vendit ka një rezistencë të përgjithshme për t’u mos u larguar, ndonëse partia e tyre, Lëvizja Socialiste për Integrim, vijon të përbetohet për një opozitë të fortë ndaj qeverisë ‘Rama 2’.

Shqiptarja.com publikon në eskluzive listën me drejtorët kryesorë politikë të LSI, sipas qarqeve, të cilët në mungesë të dorëheqjes, rrezikojnë të shkarkohen në ditët në vijim.

Drejtorët në Veri

Në Qarkun e Dibrës, janë 10 drejtorë të rëndësishëm, të propozuar nga LSI, të cilët nuk kanë dhënë dorëheqjen, konkretisht, Beqir Biçi kreu i Spitalit Rajonal Dibër, Dritan Neli kreu i Spitalit Burrel, Abdulla Kata drejtori i Doganës Bllatë, Blendi Gurra kreu i ISKSH Dibër, Rifat Minxhozi kreu i OST në Mat, Bedrie Manjani drejtoresha e Arsimit në Bulqizë etj.

Në Qarkun e Lezhës rrezikojnë që të shkarkohen për shkak të daljes së LSI në opozitë, kreu i drejtorisë së Tatimeve Arjan Barbullushi, kreu i Inspektoratit të Punës Valentin Gjetja, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Dil Nikolla, drejtor i Spitalit Pashk Smaçi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë Ndoc Lleshi, kreu Drejtorisë së Mjedisit Ferdinant Ndoj, kreu Portit të Shëngjinit Lezhë Gjovalin Tusha etj.

Në Qarkun e Shkodrës, pra në kryeqendrën e Veriut të vendit, nuk kanë dhënë dorëheqjen dhe rrezikojnë që të shkarkohen tre drejtorë të rëndësishëm të LSI, konkretisht: Ilir Sokoli kreu i Drejtorisë së Transporteve në Shkodër, Jetmira Kozmai drejtore e AKU në Shkodër dhe Zamir Fatusha drejtor i Shëndetit Publik në Shkodër. Gjithashtu, nuk është larguar as Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, i propozuar nga LSI dhe i miratuar nga kryeministri.

Në Qarkun e Kukësit, sipas burimeve të Shqiptarja.com, nuk ka dhënë dorëheqjen asnjë drejtor i ish­aleatëve të PS. Në Qarkun e Kukësit, LSI drejton pesë drejtori të rëndësishme, me anë të përfaqësuesve të saj, konkretisht: Lavdosh Zenelaj kreu i AKU Kukës, Dem Brati kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kukës, Fadil Morina kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Kukës, Gentian Halilaj kreu i Zyrës së Punës Kukës si dhe Drejtori i Aeroporti Civil Kukës. Të gjithë të lartpërmendurit janë të rrezikuar nga lëvizjet në sferën politike të piramidës së administratës publike.

Qarqet e tjera

Në Qarkun e Gjirokastrës, 11 drejtorë të rëndësishëm, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vijojnë të qëndrojnë në detyrë. Ata janë kreu i Sigurimeve Shoqërore Spiro Diamanti, kreu i Kujdesit Shëndetësor Edi Sinojmeri, drejtori i Rrugëve Dhimitër Nasi, drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Gjirokastër Niko Butka, drejtor i Bujqësisë Koçi Rapi, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kristaq Thimjo, Arkiva e Shtetit Eni Ndreu, drejtor i Tatimeve në Gjirokastër Mehmet Çabej etj.

Në Qarkun e Beratit, LSI kontrollon pesë drejtori rajonale, me anë të drejtorëve: Vladimir Frashëri drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Rinald Frashëri drejtor i AKU, Bledar Çili drejtor i Bordit të Kullimit etj. Në Qarkun e Vlorës, LSI drejton katër drejtori rajonale, përmes: Beqir Kashuri kreu i Drejtorisë së Bujqësisë, Artan Lica drejtor i Transporteve, Kreshnik Lila drejtor i Mjedisit etj.

Në Qarkun e Durrësit, LSI drejton 13 drejtori të rëndësishme. Në krye të drejtorive janë Ilir Dashi, kreu i Hekurudhave, Vasp Habili drejtori Bujqësisë, Altin Murto drejtori i AKU në Durrës, Kristaq Huta drejtori i Shëndetit Publik, Ali Karaj drejtori i Bordit të Kullimit, Kontjana Kuçi drejtore e Zyrës së Mjedisit në Durrës, Daut Naço drejtori i Drejtorisë së Patentave, Ilir Beqiri Zyra e Shërbimit të Provës Durrës dhe Flamur Gjuzi kreu i ALUIZNI­t në Durrës.

Beqir Biçi, kreu i Spitalit Rajonal Dibër, përfaqësues i LSI Dritan Neli, kreu i Spitalit Burrel, përfaqësues i LSI Abdulla Kata, drejtori i Doganës Bllatë, përfaqësues i LSI Nevuz Jashari, drejtori Rajonal i Bujqësisë në Dibër, përfaqësues i LSI Nerim Palluçi, nënprefekt i Matit, përfaqësues i LSI Lutfie Meta, kreu i Bordit të Kullimit Dibër, përfaqësuese e LSI Blendi Gurra, kreu i ISKSH Dibër, përfaqësues i LSI Rifat Minxhozi, kreu i OST në Mat, përfaqësues i LSI Leonard Murra, kreu i Spitalit Bulqizë, përfaqësues i LSI Bedrie Manjani, drejtoresha e Arsimit në Bulqizë, përfaqësuese e LSI Arjan Barbullushi, kreu i drejtorisë së Tatimeve Lezhë, përfaqësues i LSI Valentin Gjetja, kreu i Inspektoratit të Punës Lezhë, përfaqësues i LSI Dil Nikolla, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Lezhë, përfaqësues i LSI Pashk Smaçi, drejtor i Spitalit Lezhë, përfaqësues i LSI Ndoc Lleshi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë Lezhë, përfaqësues i LSI Ferdinant Ndoj, kreu Drejtorisë së Mjedisit Lezhë, përfaqësues i LSI Gjovalin Tusha, kreu Portit të Shëngjinit Lezhë, përfaqësues i LSI Ilir Sokoli, kreu i Drejtorisë së Transporteve në Shkodër, përfaqësues i LSI Paulin Radovani, Prefekti i Qarkut të Shkodrës, përfaqësues i LSI Jetmira Kozmai, drejtore e AKU në Shkodër, përfaqësuese e LSI Zamir Fatusha, drejtori i Shëndetit Publik në Shkodër, përfaqësues i LSI Shkëlqim Sterkaj, drejtori i Rrugëve në Shkodër, përfaqësues i LSI Lavdosh Zenelaj, kreu i AKU Kukës, përfaqësues i LSI Dem Brati, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kukës, përfaqësues i LSI Fadil Morina, kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Kukës, përfaqësues i LSI Gentian Halilaj, kreu i Zyrës së Punës Kukës, përfaqësues i LSI Lulzim Deqja, drejtori i Aeroporti Civil Kukës, përfaqësues i LSI Abdulla Domi, Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës, Kukës,

përfaqësues i LSI Spiro Diamanti, kreu i Sigurimeve Shoqërore, Gjirokastër, përfaqësues i LSI Edi Sinojmeri, kreu i Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër, përfaqësues i LSI Dhimitër Nasi, Drejtori i Rrugëve Gjirokastër, përfaqësues i LSI Niko Butka, Drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Gjirokastër, përfaqësues i LSI Koçi Rapi, drejtor i Bujqësisë Gjirokastër, përfaqësues i LSI Ilir Papahila, kreu i Inspektoratit të Ujërave Gjirokastër, përfaqësues i LSI Klodiana Gjonca, drejtore e DSHP Gjirokastër, përfaqësues i LSI Kristaq Thimjo, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Gjirokastër, përfaqësues i LSI Eni Ndreu, Arkiva e Shtetit Gjirokastër, përfaqësues i LSI Esmeralda Janoro, QKF Gjirokastër, përfaqësuese e LSI Mehmet Çabej, drejtor i Tatimeve në Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Vladimir Frashëri, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Berat, përfaqësues i LSI Rinald Frashëri, drejtor i AKU në Berat, përfaqësues i LSI Bledar Çili, drejtor i Bordit të Kullimit Berat, përfaqësues i LSI Altin Kazazi, drejtor i Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve në Berat, përfaqësues i LSI Dashamir Duro, drejtor i Shërbimit të Provës në Berat, përfaqësues i LSI

Guri Meko, drejtori Rajonal i Transportit në Korçë, përfaqësues i LSI Jorida Remacka, drejtoresha e OST në Korçë, përfaqësuese e LSI Floralda Strati, drejtoresha e Postës në Korçë, përfaqësuese e LSI

Beqir Kashuri, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë, LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI Artan Lica, Drejtor i Transporteve, LSI, përfaqësues i LSI Kreshnik Lila, drejtor i Mjedisit, LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI Shëndeti Publik, drejtor i LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI Albert Malaj, kreu i Tatimeve në Fier, përfaqësues i LSI Alfred Çuko, kreu i AKU në Fier, përfaqësues i LSI Irfan Hajdari, kreu i Postës në Fier, përfaqësues i LSI Luan Qato, kreu i Transporteve në Fier, përfaqësues i LSI

Aleksandër Litivani, kreu i Autoritetit Portual Durrës, përfaqësues i LSI Ilir Dashi, kreu i Hekurudhave në Durrës, përfaqësues i LSI Vasp Habili, drejtori Bujqësisë në Durrës, përfaqësues i LSI Altin Murto, drejtori i AKU në Durrës, përfaqësues i LSI Kristaq Huta, drejtori i Shëndetit Publik në Durrës, përfaqësues i LSI Ali Karaj, drejtori i Bordit të Kullimit, përfaqësues i LSI Miranda Koka, drejtore e Sigurimeve Shoqërore në Durrës? Kontjana Kuçi, drejtore e Zyrës së Mjedisit në Durrës, përfaqësues i LSI Daut Naço, drejtori i Drejtorisë së Patentave, përfaqësues i LSI Ilir Beqiri, Zyra e Shërbimit të Provës Durrës, përfaqësues i LSI

Flamur Gjuzi, kreu i ALUIZNI Durrës, përfaqësues i LSI Bled Koci, ZRPP, Librazhd, përfaqësues i LSI Rezarta Humçi, Zyra e Punës, Librazhd, përfaqësuese e LSI Oligert Kume, kreu i Doganave në Elbasan, përfaqësues i LSI Shkëlqim Elezi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë në Elbasan, përfaqësues i LSI Arben Xhina, drejtori i Transporteve në Elbasan, përfaqësues i LSI Resmi Balla, kreu i Shëndetit Publik në Elbasan, përfaqësues i LSI Astrit Xhelili, kreu i Bordit të Kullimit në Elbasan, përfaqësues i LSI Kastriot Belshi, kreu i ISKSH në Elbasan, përfaqësues i LSI Klaudia Krasniqi, drejtore e Postës në Elbasan, përfaqësuese e LSI Bashkim Vasku, Shëndeti Publik, përfaqësues i LSI Roni Telegrafi, zëvendësministër i Bujqësisë, përfaqësues i LSI Adela Karapici, zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, përfaqësues i LSI Dritan Ylli, drejtor i Përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës, ndonëse kandidoi për deputet, përfaqësues i LSI Arjan Bregu, drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, përfaqësues i LSI

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here