Prishja e ndërtimeve pa lejë brenda spitaleve/ Vasili nxjerr zbuluar Ramën

0
166

Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me deklaratën e pak ditëve më parë të Ministres së Shëndetësisë për prishjen e ndërtimeve pa lejë brenda spitaleve.

Vasili e cilëson këtë si mungesë të një vizioni për shëndetësinë pasi ky vendim nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë.

Ndërkaq, i rikujton Kryeministrit Rama vitin 2013, kur ky i fundit deklaronte se i kishte spastruar spitalet nga ndërtimet pa lejë.

Shkrimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë ose drejtoria komunale.
Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale. Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë.
Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje.
Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?
Ndërtimet pa leje, i njëjti refren qesharak për shëndetësinë në çdo fillim mandati.
Ështe i qartë që s’ka asnjë vizion për shëndetësinë, s’ka strategji, ka vetëm mediokritet antimjeksor dhe thellim të qorrsokakut ku ajo ka hyrë. Ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here