‘Drogë’ kudo, tashmë e paketuar nëpër shtëpi. Ja kush është i arrestuari në Memaliaj (VIDEO)

0
154

Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Memaliaj pasi në shtëpinë e tij policia ka gjetur një sasi droge prej 42 kilogramësh kanabis sativa.

Gjatë kontrollit, Spartak Caca ka qenë duke zhvendosur 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike në oborrin e banesës së tij në fshatin Xhafaj, Memaliaj.

Pesha totale e lëndës ishte 42 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i Spartak Caca, 41 vjeç, banues në fshatin Xhafaj, Memaliaj.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

http://www.dailymotion.com/video/x61csb7

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here