DETAJET/ Dalin pamjet e operacionit antidrogë, ja si u kap anija me 1 ton drogë në bregun e Fierit

0
161

Këto janë pamjet e operacionit të zhvilluar gjatë natës dhe në orët  e para të mëngjesit në bregun e Darzezës në Fier.

Një anije, velierë kishte mbërritur në breg që të ngarkohej me 1 ton kanabis sativa, që më pas do të transportohej për në Itali.

Anija velierë është bllokuar mes plazhit të Levanit dhe Darëzezës. Veliera me emrin “Nano Nini” ishte me flamur Italian dhe në të ndodheshin 2 persona, një italian dhe një shqiptar.

Dy trafikantët e kishin hedhur lëndën narkotike në det, ndërsa po rikuperohet.

Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë. Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

http://www.dailymotion.com/video/x61dide

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here