1.2 ton/ Operacioni i madh antidrogë, arrestohen 2 trafikantët. Emrat

0
122

Dy persona u arrestuan gjatë aksion antidrogë të kësaj të enjteje, ku u sekuestruan më shumë se 2 ton kabanis. Dy të arrestuarit janë Veli Ymeraj, 35 vjeç, banues në Fier dhe Ciovanni Palladino, 69 vjeç, banues në Itali, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.

Operacioni ka qenë një bashkëpunim mes Policisë Kufitare Vlorë, Delta Forcës, Rojes Bregdetare, GdF italiane, Policisë së Fierit dhe asaj të Vlorës.

Policia njofton se: Operacioni nisi në mesnatë nga Policia Kufitare Vlorë e Delta Forcë me sinjalizimin e radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.

Në operacion më pas janë përfshirë Roja Bregdetare, GdF-ja, D.V.P. Fier, FNSH Fier dhe D.V.P. Vlorë.

Midis plazhit të Semanit dhe Darëzezës, në vendin e quajtur “Kanali i Serës” pranë Hidrovorit të Hoxharës, është bllokuar një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur belg, me 2 persona në bord, një italian dhe një Shqiptar.

Operacioni është zhvilluar në kushte shumë të vështira të motit, ku deti ishte me dallgë 5 – 6 ballë, bën me dije burime zyrtare nga Policia. Për këtë shkak, nga Policia Kufitare dhe Delta Forcë, është kërkuar ndihma e Rojes Bregdetare dhe më pas e GdF-së.

Kur personat në velierë kanë parë se në drejtim të tyre po shkonte Roja Bregdetare dhe Policia kanë hedhur lëndë narkotike në det.

Personat në velierë janë kapur nga Policia dhe janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë, Fier.

Forcat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me FNSH-në Fier, Delta Forcë e Policisë Kufitare, përgjatë natës dhe orëve të para të ditës së sotme, kanë rikuperuar të gjithë sasinë e lëndës narkotike që ishte hedhur në det.

Janë sekuestruar 151 pako të mëdha ku brenda tyre kishte gjithsej 1 191 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë kontrollit në mjetin lundrues janë gjetur mbetje të lëndës narkotike dy armë gjahu pa leje, dy aparate GPS dhe 1 palë dylbi.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u bë arrestimi i dy personave që u gjetën në bordin e mjetit lundrues dhe konkretisht:

• Veli Ymeraj, 35 vjeç, banues në Fier.

• Ciovanni Palladino, 69 vjeç, banues në Itali.                       

Mbi ta rëbndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

Dyshohet se mjeti lundrues kishte destinacion Italinë.

Ndërkaq, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe me Policinë Italiane për zbardhjen e plotë të tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Lexo edhe:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here