VIDEO/ Shkozë, fadromat shembin shtëpinë e fëmijës që tronditi të gjithë me thirrjen e tij ‘Jooo! Joooo!’

1
246

Fadromat e IKMT-së, të mbrojtura nga policë të armatosur të veshur me antiplumb, i janë vërsulur në mesditë, shtëpive të para në Shkozë në radhën 153 të tillave që do të shemben për projektin e Lanës.

Duket se e para ka qënë shtëpia e fëmijës, që me ulërimën e tij Joooo! Jooo! tronditi gjithë opinionin, ditën kur Policia arrestonte të atin e tij që protestonte për të mos lejuar shembjen e shtëpisë.

Familja, nën mbikqyrjen e Policisë, po transporton plaçkat, ndërkohë që punëtorët janë duke prerë hekurat e banesat.

Policë me antiplumb rrethojnë Shkozën: IKMT-ja nis shembjen e banesave

Policia e Shtetit ka rrethuar sot Shkozën me forcat e saj, veshur me jelekë antiplumb ndërkohë që fadromat e IKMT-ësë kanë nisur shembjen e 154 banesave tek ura e Shkozës për t’i hapur rrugën projektit të Lanës.

Efektivët e repartit Shqiponja ndodhen në zonë të armatosur.

Banorët e zonës nuk janë lejuar t’u afrohen shtëpive të tyre dhe thanë se as nuk kishin dijeni se sot do të nisnin shembjet.

Shembja po ndodh në një kohë kur ata ishin në pritje të një marreveshjeje me shtetin ditën e enjte, pra, pas dy ditësh, por protestën e tyre dhe lutjet e tyre nuk i dëgjoi askush.

‘Asnjë njoftim se sot nisnin shembjet, Gjebrea na vuri në gjumë, Policia na mbylli brenda’

Banorët e Shkozës janë gdhirë të rrethuar sot në mëngjes nga Policia, pasi IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave të para pranë urës së Shkozës, aty ku do të fillojë projekti për Lanën.

Osman Hysa, një i moshuar, deklaroi se asnjeri prej tyre nuk ka pasur dijeni për nisjen e shembjeve sot. “Nuk kemi marrë asnjë letër, – tha ai. –  Asnjë banor nuk ka marrë asnjë letër në dorë për prishjen e objekteve.”

1 / 4

Hysa tha se “në orën 8 e gjysmë, forcat e policisë na shtynë nëpër shtëpia dhe na thanë se ne jemi në mbështetje të IKMT-së. Nga dita e protestës dri më sot kemi pasur një kontakt me deputeten e zonës, znj.Gjebrea e cila na vuri në gjumë duke na thënë “nuk do të ndodhë asgjë”.

Turp! Po na sulmojnë nga ë katër anët nuk e di si mund të sillet kështu shteti me banorët e tij. Nuk jemi njoftuar fare; që ditën e protestës deri më sot na kanë ardhur dia punonjës sociale e na thonë ç’ndihma doni. Po ne nuk jemi për ndihmë sociale sepse jemi në shtëpitë tona, disa që nga vitet ’60. Jemi të sulmuar sepse nuk e di cili është motivi i ardhjes së gjithë këtyre policëve Le të vijnë e të na thonë se ne jemi qytetarët të nderuar dhe të na thonë dilni, se shtëpia juaj është shenjuar me të kuqe.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. manhood enlargement herbs.Call us on +27786116099 Increase manhood strength and double your sexual performance after using our manhood enlargement herbs that are extracted into enlargement pills & creams.Our enlargement herbal extracts (pills & creams) are very popular with porn stars who use them to enhance their sexual performance and size of their manhood.manhood enlargement.Dick enlargement creams Longer, Thicker & Stronger erection & bigger size using dick enlargement pills & cream. We advice you to talk to your partner before using dick enlargement creams because the results are permanent. contact us for free delivery any where in the world.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here