Shembjet e banesave në Shkozë, Berisha u bën thirrje mediave: Mos bllokoni lajmet, qëndroni në anën e viktimave!

0
157

 

“Stop terrorit shtetëror në Shkozë!” Ky është apeli që bën sot, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po ndjek me vëmendje zhvillimet që po ndodhin në periferi të Tiranës, aty ku IKMT-ja me mbështetjen e Policisë po shemb banesat e 153 familjeve.

“Shtetrrethim në Shkozë. Qindra policë e banditë me uniformë kanë rrethuar Shkozën dhe banorët e saj, që po mbrojnë shtëpitë e tyre nga arbitrariteti dhe dhuna shteterore. Policia ka bllokuar linjat e autobuzave,” njofton Berisha nëpërmjet profilit të tij në FB, nisur nga fakti se shumë media nuk janë duke e transmetuar atë që po ndodh atje dhe duke lëshuar një thirrje posaçërisht për to:

“U bëj thirrje mediave të mos bllokojnë lajmet, por të qëndrojnë në anën e viktimave!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here