Qeveria e nis punën me nismat dhe projektligjet e LSI

0
131

Qeveria “Rama 2” duket se ka qenë e përgatitur për muaj e parë të qeverisjes. Në nismat, projektligjet dhe marrëveshjet e depozituara nga Këshilli i Ministrave në Parlament bie në sy se ka shumë pak projekte që mbajnë firmën e ministrave të Ramës.
Qeveria e nis punën me nismat dhe projektligjet e LSIGrupi i parë janë ligjet e mbetura që të Qeverisë dhe ministrave të PS, të cilat nuk kanë kaluar në Kuvend për shkak të mungesës së votave, siç është ligji mbetjeve.

Ndërsa grupi i dytë i vendimeve të kabinetit të ri qeveritar janë marrëveshje dhe ligje të iniciuara dhe hartuara nga qeveria e koalicionit PS-LSI, të cilat tashmë sillen si “ide” të reja të qeverisë.

Në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, qeveria “Rama 2” ka paraqitur si nismë të sajën, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957”.

Në fakt, për marrëveshjen që qeveria e re e paraqet si projekt të sajën, është punuar shumë kohë më parë nga ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili. Akti në fjalë nuk nënkupton vetëm miratimin në Kuvend, por edhe plotësimin e një korpusi të madh ligjor në çështjen e ekstradimeve mes dy vendeve.

Për këtë qëllim, prej kohësh mes Shqipërisë dhe Britanisë ka pasur kontakte të vazhdueshme në nivel ekspertësh dhe titullarësh të institucioneve. Në muajin prill të këtij viti, Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili priti në një takim zyrtar Ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe Ben Wallace, ku u miratua marrëveshja në fjalë.

Sot ky projekt i rëndësishëm për drejtësinë shqiptare dhe për qytetarët që vuajnë dënimet në burgjet Britanisë, po serviret si një nga punët e para të qeverisë “Rama 2”, kur në fakt kanë qenë institucionet e drejtuara nga LSI ato që kanë bërë të mundur nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Ministria e Drejtësisë, më 5 prill 2017 theksohet: “në këtë vizitë u nënshkrua dhe “Marrëveshja e Ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”.

Në përfundim të ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili vlerësoi rëndësinë e saj në drejtim të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Në foto: Ministri i Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe, Ben Wallace gjatë takimi me Ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili, prill 2017

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një mekanizëm më shumë në duart e agjencive  ligjzbatuese që do të mundësojë intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe vënien përpara drejtësisë të subjekteve kriminale të shpallur në kërkim prej vitesh, të cilët nuk mund të esktradoheshin reciprokisht deri më sot, për shkak të barrierave ligjore”, theksoi Ministri Vasili. Ministri i Shtetit për Sigurinë Ben Wallace u shpreh se “nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëjë të mundur ekstradimin e shtetasve shqiptar, nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do të sigurojë që ata të cilët kryejnë vepra të rënda penale në Mbretërinë e Bashkuar dhe largohen nga vendi, të vihen para drejtësisë. Kjo është dëshmi e mëtejshme e rritjes së bashkëpunimit tonë me Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar”. Nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, është propozuar tejkalimi i barrierës ligjore për refuzimin e ekstradimit të shtetasve shqiptarë në shtetet palë të marrëveshjes.

Nënshkrimi i marrëveshjes

Tashme ekstradime do te kryhen edhe nga Anglia dhe Irlanda. “Shqipëria plotëson kuadrin ligjor në fushën e ekstradimeve me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here