Njerëzit që flasin dy gjuhë, matematikën e llogarisin ndryshe

0
138

Njerëzit të cilët flasin më shumë se një gjuhë e procesojnë matematikën ndryshe kur i ndryshojnë  gjuhët, ka gjetur një studim i ri.

Intuita bën që truri t’i dijë numrat deri në katër. Sidoqoftë, kur kalkulon problemet matematike, ne varemi në gjuhë.

Ky fakt çoi hulumtuesit në Universitetin e Luksemburgut që të eksplorojnë vetëm shkathtësitë aritmetike, kur njerëzit bilingualë përdorin gjuhë të ndryshëm.

Autorët e studimit rekrutuan studentë për të cilët gjuha e Luksemburgut është amtare, dhe që kishin vazhduar të studiojnë në Belgjikë, andaj ishin të rrjedhshëm në gjermanisht dhe frëngjisht.

Në dy detyra të ndryshme, pjesëmarrësit ishin pyetur ta zgjidhin një përzierje mes problemeve të thjeshta dhe komplekse në të dyja gjuhët.

Ndonëse kishin arritur që t’i zgjidhnin detyrat e thjeshta me aftësi të barabartë, por iu kishin dashur më shumë që t’i kalkulojnë detyrat e vështira në frëngjisht, dhe kishin bërë më shumë gabime se që kishin bërë, kur e kishin kryer detyrën identike në gjermanisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here