Nëna me foshnjën në krahë qan e ulërin, iu sulet policëve në Shkozë: Si nuk keni turp, a keni familje? (Video)

0
149

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shfaqet një grua me fëmijë të mitur në krahë, teksa shpërthen në ngashërim para punonjësve të policisë, pasi do t’i shembet banesa në Shkozë.

“Si nuk keni turp, a keni familje? Si nuk ju vret ndërgjegjja? Mos hani krahët tona, hani krahët tuaja. Është e popullit nuk është e juaja. Na trajtoni si kafshë, si kriminele, çfarë kemi bërë ne?”, dëgjohen disa prej fjalëve të gruas në video.

https://www.facebook.com/pg/SaliBerisha/videos/

Berisha shkruan se kjo është klithma e një nene para hordhive me uniforme. “Terror policor! Kjo eshte klithma e nje nene me foshnjen ne krahe ne Shkoze para hordhive me uniforme qe po i shkterrojne shtepine! Sb”, shkruan Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here